Këtë ushqim i shijshëm jua rekomandojmë për kafjall apo darkë Përbërësit:- 6–7 speca,- 150 g djathë,- 100 gramë proshutë,- 50 gramë sallam çaji apo ndonjë sallam tjetër,- 1 vezë,- 1 thelb hudhre,- pak piper,- fletë majdanozi,- kaçkavall.

9626308755b922ebb0a9b5618094411


Përgatitja:

Specat lani, pritni përgjysmë dhe hiqjani farat.

Djathin thërrmojeni, shtoni vezën dhe proshutën e grirë në rende apo proshutën e çajit.

Shtoni hudhrën e grirë, fletë majdanozi dhe piperin. Të gjitha përzieni dhe mbushni specat.

Sipër qitni kaçkavallin e grirë në rende.

Piqni në 200 gradë Celsius rreth 20 – 30 minuta.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.