Përfundon me sukses eksplodimi i kontrolluar i një predhe në Kaçanik
Policia e Kosovës në rajonjn e Ferizajt, ka njoftuar se në fshatin Stagovë të Kaçanikut, lagjja “Teneqja”, është realizuar me sukses eksplodimi i kontrolluar i një predhe të dyshuar si mjet i pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore.
Operacioni është kryer nga njësitë e KFOR-it, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës në Kaçanik.
Për këtë plan, Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar dy ditë më parë.
Për garantimin e sigurisë së banorëve, rreth vendit të ngjarjes është vendosur një perimetër sigurie prej 1000 metrash.
"Operacioni ka përfunduar dhe deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë incident apo rrezik për banorët",thuhet në njoftim./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























