Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njoftoi se ka përfunduar seanca e Komisionit të Venecias, ku janë votuar dy opinione ligjore të rëndësishme për Kosovën.

Këto opinione kanë të bëjnë me procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë dhe projektligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.


“Pas votimit të opinioneve nga Komisioni i Venecias për vettingun në sistemin e drejtësisë dhe projektligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, ka kërkuar vitin e kaluar nga Komisioni i Venecias një opinion ligjor mbi Koncept Dokumentin për Vettingun, ndërkaq sivjet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar opinionin mbi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë./Telegrafi/

286561617 7480019192068807 1828609848399881577 n