LAJMI I FUNDIT:

Përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”, pritet të kthehen çmimet e vjetra të produkteve ushqimore

Përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”, pritet të kthehen çmimet e vjetra të produkteve ushqimore

Ka përfunduar masa “Shporta e Vitit të Ri” e cila zgjati një muaj dhe uli çmimet e disa produkteve ushqimore. Nga dita e sotme do të dihet nëse çmimet e ulura do të kthehen në nivelet e vjetra.

Autoritetet shprehen të kënaqur me “Shportën e Vitit të Ri” pasi sipas tyre ka ndikuar dhe çmimet e ushqimeve dhe pijeve në muajin dhjetor janë ulur krahasuar me muajin nëntor. Ndërsa qytetarët kishin vërejtje se nuk ka ndryshim të madh në uljen e çmimit, ndërsa opozita i vlerësoi masa të tilla si dështim të plotë.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës pret që efektet e “Shportës së Vitit të Ri” të vërtetohen nga të dhënat statistikore për muajin janar krahasuar me dhjetorin dhe njofton se do të vijojnë masat dhe politikat për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve.


“Pritet që të dhënat statistikore të janarit 2025 krahasuar me dhjetorin 2024 të konfirmojnë efektet e “Shportës së Vitit të Ri”, pra të arrihet ulje e mëtejshme e kostos së jetesës për ushqime dhe pije joalkoolike. Faleminderit të gjithë prodhuesve, distributorëve dhe tregtarëve që u bashkuan dhe morën pjesë në këtë aksion dhe ulën çmimet e produkteve ushqimore dhe disa pijeve gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve”, thanë nga Ministria e Ekonomisë.

“Shporta e Vitit të Ri” u krijua me iniciativën e sektorit të biznesit dhe përfshinte 1178 produkte nga 96 prodhues dhe shpërndarës. Në fushatë u përfshinë 51 markete. E krijuar si iniciativë e sektorit të biznesit, nuk kishte asnjë vendim të qeverisë për Shportën e Vitit të Ri dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut mund të monitoronte çmimet vetëm në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjin e Tregtisë, d.m.th. të monitorojë nëse ka ndonjë koncesion në kushtet e çmimeve të produkteve që janë në Shportën e Vitit të Ri dhe çmimet më të ulëta të të njëjtave produkte që kanë qenë në 30 ditët e fundit”, thanë nga Ministria e Ekonomisë.

Ndryshe, të dhënat statistikore për muajin dhjetor në fushën e kostove të jetesës tregojnë se ka rritje prej 4.4 për qind në bazë vjetore dhe 3.5 për qind në bazë mujore. Çmimet me pakicë u rritën me 4.3 për qind në vit, ndërsa me 3.8 për qind në muaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takon presidentin e Sierra Leones, shtet që Serbia pretendoi se e ka çnjohur Kosovën

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, shtet që Serbia pretendoi se e ka çnjohur Kosovën

Lajme
Vdes një grua në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës, dyshohet se ra nga një objekt i lartë

Vdes një grua në lagjen ‘Lakrishtë’ të Prishtinës, dyshohet se ra nga një objekt i lartë

Kronika e Zezë
Ndonëse s’e njeh pavarësinë, Presidenca e Sirisë Osmanit i thotë presidente e Republikës së Kosovës

Ndonëse s’e njeh pavarësinë, Presidenca e Sirisë Osmanit i thotë presidente e Republikës së Kosovës

Lajme
Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Lajme
“Vrasje e rëndë në tentativë”, Prokuroria në Gjakovë deklarohet për rastin

“Vrasje e rëndë në tentativë”, Prokuroria në Gjakovë deklarohet për rastin

Lajme
Intervistohet si i pandehur deputeti i Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq

Intervistohet si i pandehur deputeti i Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq

Lajme
Kalo në kategori