Përfundon asfaltimi i rrugës së fshatit Balloc dhe Shtedim të Podujevës


Kryetari i Komunes së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugës së fshatit Balloc dhe Shtedim.
Sipas njoftimit, Bulliqi gjatë vizitës ka thënë se është realizuar edhe një investimi i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të komunës sonë.
"Përfundoi asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Balloc dhe Shtedim, duke realizuar edhe një investim të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të komunës sonë", thuhet në postimin e Bulliqit.
Ky projekt synon përmirësimin e qarkullimit, sigurinë në komunikacion dhe krijimin e kushtëve më të mira për banoret e kësaj zone. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































