Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në udhëkryqin mes rrugës “Ekrem Rexha” (ish rruga “Tirana”) dhe rrugës "Ramadan Bush" (në drejtim të KFOR-it turk).

Sipas organeve komunale ky projekt do ta rris sigurinë në komunikacion, do ta lehtësojë qarkullimin dhe do ta organizojë në mënyrë efikase trafikun në këtë zonë shumë të frekuentuar, raporton Telegrafi.


“Po ashtu, rrethrrotullimi i ri do të ndihmojë në shkarkimin e ngarkesës në rrethrrotullimin ekzistues te ish “Bellona”, duke ofruar një rrjedhë alternative për automjetet”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/