Fermerët mbollën dhe korrën arat me grurë, por shumica prej tyre ende nuk i morën subvencionet për mbështetje direkte nga Ministria e Bujqësisë.
Fermerët e vendit kërkojnë nga Qeveria të subvencionohen para se të fillojnë punën, në mënyrë që të jenë më të përgatitur.
Sipas tyre, shpenzimet për t’u marr me këtë veprimtari bujqësore janë mjaft të mëdha dhe vështirë të përballueshme. Të njëjtit adresuan ankesa edhe në Ministrinë e Bujqësisë lidhur me këtë, pasi siç thonë ata, vonesa e subvencioneve tashmë është bërë traditë.
Përfunduan korrje-shirjet, e te disa fermerë ende nuk ka pasur vizita të inspektorëve në terren për t’i shikuar të mbjellat dhe dëmet që janë bërë nga vërshimet, ndonëse të njëjtit kanë aplikuar për subvencione.
Për këtë, KosovaPress dërgoi pyetje edhe në Ministrinë e Bujqësisë, por e njëjta nuk ktheu përgjigje.
Pavarësisht se thirrja për të aplikuar për subvencione nga Ministria e Bujqësisë këtë vit ishte më e hershme, bujqit ankohen për mosekzekutim të pagesave.
Fermeri nga fshati Zllatar në Komunën e Ferizaj, Shukri Sallahi, i cili ka pasur të mbjella rreth 100 hektarë me grurë, kërkon nga shteti të subvencionohen para se të fillojnë të mbjellin farën. Sipas tij, edhe në vitin e kaluar ka pas vonesa në subvencione.
“Unë tash i kam pas shpenzimet e mëdha, naftë i harxhoj 400 litra në ditë, në çdo vend më duhen paret, shteti nuk i kupton këto…Inspektorët është dashur të shikojnë listën e fermerëve të Kosovës në përgjithësi…por as kontrollin nuk e kam pas për këtë vit, ende nuk janë ardhur…ndërsa vitin e kaluar subvencionet i kam marrë në tetor, kam qenë duke qëruar misrin e në atë kohë janë dalë”, thotë Sallahi.
Edhe fermeri që merret me kultivimin e patates, Bedri Kasumi thotë se Qeveria duhet patjetër t’i ndihmojë me subvencione para se të fillojnë punën.
“Duhet patjetër, sepse subvencionet jepen për ndihmë fermerit, qoftë për farë apo derivate, dhe kjo me vonesa sigurisht se shkakton dëme ose mungesë të parave tek fermeri, dhe kish me qenë më e qëlluar sikur të kishte ndodhë në kohen e mbjelljes”, thotë Kasumi.
Se duhet të ndryshojë kriteri i subvencionimit e thotë edhe fermeri nga Komuna e Drenasit, Hajredin Bujupi, i cili ka të mbjella rreth 15 hektarë me grurë.
Bujupi thotë se pavarësisht premtimit të qeverisë se këtë vit një pjesë e subvencioneve do të ekzekutohet më herët, nuk është mbajtur premtimi ende.
“Qeveria edhe ashtu na ka premtuar dhe na ka thënë të aplikojmë sivjet shumë më herët, mirëpo tash shkoj muaji korrik dhe ende as nuk janë dalë (inspektorët) në terren, as nuk kemi diçka prej qeverisë për pjesën që e ka folur për subvencione”, thotë Bujupi.
Ndërsa, profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci derisa thotë se subvencionet duhet të jepen para se fermerët të fillojnë punën. Ai shton se shteti duhet të mendojë edhe për masa tjera stimulative për bujqit.
“Duhet të ndryshohen kriteret, sepse çdo masë stimulative që duhet të zbatohet, ose zbatohet tek fermerët duhet të japë rezultate. Pra, të bëhet me fillim, por monitorimi, vetëdijesimi i fermerëve, puna në terren duhet të jetë kolosale dhe duhet të mbështetet në kritere të mirëfillta që t’i prolongojnë të gjitha mundësitë e keqpërdorimit, sepse të tillat nuk shpien në rezultat.
Ai që punon duhet të mbështetet, por më e keqja tash është se çmimi i grurit është tejet i ultë, këtu duhet të ndihet dora e shtetit, që ish dashtë të mbështetet me një proporcionalitet të caktuar për masë stimulative”, thotë Rusinovci.
Para tri javëve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se kanë proceduar vetëm 2 milionë euro për pagesa nga Programi i Pagesave Direkte – Subvencioneve 2023. Sipas kësaj ministrie, pagesat për plehërimin dhe naftën do të procedohen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi, derisa i tërë buxheti për bujqit këtë viti sipas Qeverisë, është rreth 100 milionë euro. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë