Përfundimi i Abetares, një Festë e Veçantë në Shkollën "Dr. Ibrahim Rugova" në Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, znj. Fitore Hashani, dhe Drejtoreshën e Shkollës Fillore “Dr. Ibrahim Rugova”, Fatmire Kastrati-Mjekiqi, morën pjesë në festën e Abetares të organizuar nga kjo shkollë.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, përkrah prindërve, personelit arsimor dhe nxënësve, u festua ky moment i veçantë i përfundimit të Abetares një ngjarje që shënon një ndër etapat më të rëndësishme në rrugëtimin arsimor të fëmijëve tanë.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij, uroi të gjithë nxënësit për arritjet e deritanishme dhe ju dëshiroi suksese të mëtutjeshme në rrugën e dijes, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucionit komunë./Telegrafi/



















































