Mandarinat janë të shijshme dhe rrallëkush nuk i do ato. Por, a e dini se ato ofrojnë më shumë se një shije të mirë gjatë ngrënies? Kjo frutë agrume ka përfitime të shumta shëndetësore - ajo redukton rrezikun nga kanceri, promovon humbjen e peshës...
Mandarinat mund ta ulin rrezikun nga kanceri
Mandarinat mund ta ulin rrezikun nga kanceri i mëlçisë. Shkencëtarët në Universitetin e Kyotos kanë zbuluar se njerëzit me hepatit viral kronik mund ta zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mëlçisë, nëse pinë lëng të mandarinës së freskët. Gjatë studimit njëvjeçar, 30 pjesëmarrës të cilët kishin hepatit viral konsumuan pije që përmbante lëng mandarine në baza ditore dhe në fund nuk kishin asnjë shenjë kanceri të mëlçisë. Ndryshe nga ata, në mesin e 45 pjesëmarrësve të cilët nuk pinë lëng të mandarinës, 8.9 për qind e tyre zhvilluan kancer të mëlçisë.
Mandarinat janë burim i mirë i vitaminës C
Mandarinat mund t’ju japin deri në 80 për qind të sasisë ditore të nevojshme të vitaminës C. Vitamina C është e dobishme në shumë mënyra, për shembull për t’i luftuar radikalet e lira. Këto janë molekula të paçiftëzuara të elektroneve të cilat e kërkojnë çiftin e tyre duke “vjedhur” elektronet nga radikalet e lira të qëndrueshme. Kjo shkakton një reaksion zinxhir, pra tranzicion të radikaleve të qëndrueshme në radikale të lira të paqëndrueshme, gjë që në fund mund të rezultojë në dëmtime fizike, si dëmtimet e proteinave dhe dëmtimit e ADN-së. Antioksidantët ndihmojnë në parandalimin e këtij reaksioni zinxhir dhe në ndalimin e dëmtimit, dhe kjo, ndër të tjerash, forcon imunitetin.
Mandarinat ndikojnë në kolesterinë
Antioksidantët në mandarinë mund t’i ulin nivelet e kolesterinës “së keqe”. Ato e bëjnë këtë duke luftuar radikalet e lira të cilat e oksidojnë kolesterinën, dhe kështu ai lehtësisht mblidhet në muret e arterieve. Nëse kolesterina akumulohet, gjaku lëviz ngadalë në arterie, gjë që mund të rrisë rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut, goditjes në tru, sëmundjeve në zemrës dhe sëmundjeve të mëlçisë, përcjell koha.net.
Mandarinat ndihmojnë të humbni peshë
Mandarinat janë një burim i fibrave dietike, me madje 3 gramë fibra në 100 g. Konsumimi i rregullt i fibrave ndihmon të ndiheni të ngopur më gjatë. Në përgjithësi, fëmijët dhe të rriturit duhet të marrin rreth 20 gramë fibra në ditë. Megjithatë, mund të keni nevojë për më shumë, në varësi nga sasia e kalorive që konsumoni. Për shembull, meshkujt dhe adoleshentët mund të kenë nevojë të konsumojë rreth 30-35 gramë fibra në ditë. Ngrënia e mandarinave e përmbush këtë nevojë të përditshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?