Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka po kërkon nga Qeveria e re më në krye Albin Kurtin zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ose miratimin e një pako të re stimuluese financiare për bizneset dhe qytetarët e ndikuar si pasojë e pandemisë COVID-19.
Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, thonë se aktualisht janë duke e analizuar situatën në lidhje me dëmin ekonomik dhe ndërhyrjet e mundshme që kjo ministri mund të ndërmarrë për të zbutur ndikimin e pandemisë në ekonomi.
Zeka thotë se Ligji aktual që është në fuqi për rimëkëmbje ekonomike meqenëse ishte kundërshtuar nga partia tashmë në pushtet, tash sipas tij, janë krijuar rrethanat ideale që qeveria të bëj plotësim ndryshimin e Ligjit aktual ose të nxjerr një pako të re që do t’i përfshinte edhe vërejtjet që Vetëvendosje i ka pasur para disa muajsh, derisa kanë qenë pjesë e opozitës në dhjetor.
Ai shton se bizneset kanë nevojë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e shtetit për aq kohë sa afektet e pandemisë vazhdojnë edhe më tutje.
“Sa i përket zbatimit të masave të cilat janë paraparë me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të aprovuar në dhjetor të vitit të kaluar, besoj që një pjesë e këtyre masave mund të vazhdojnë të zbatohen edhe pse nuk është që kemi parë ende ndonjë prezantim nga ana e Qeverisë së re lidhur me këtë çështje, të vazhdimit të zbatimit të Ligjit. I njëjti megjithatë është në fuqi, por meqenëse tash qeverinë e drejton një forcë politike e cila nuk ka votuar në favor të këtij Ligji në dhjetor, me shqetësimin se Ligji në fjalë nuk adreson në mënyrë të duhur të gjitha dëmet e shkaktuara nga pandemia COVID-19, atëherë janë ndoshta rrethanat ideale që qeveria e re ose të ndryshoj përmbajtjen e Ligjit aktual ose të shtyjë përpara një ligj të ri, i cili pastaj do t’i përfshinte edhe vërejtjet që ata kanë pasur para disa muajsh derisa kanë qenë pjesë e opozitës. Në çfarëdo rrethana bizneset kanë nevojë për vazhdimin e mbështetjes nga ana e shtetit për aq kohë sa afektet e pandemisë vazhdojnë edhe më tutje, për aq kohë në shumë sektor kemi ende kufizim ekonomik, qoftë për shkak të orarit të punës dhe për aspekte të tjera që ndërlidhen me kërkesën në treg”, deklaron Zeka për KosovaPress.
Eksperti i ekonomisë, Bardh Ahmeti sugjeron Qeverinë e re që të nxjerrë masa stimuluese mbështetëse për sektorin privat përkitazi me masat kufizuese.
“Qeveria e re ka para vetës një ligj për rimëkëmbjen ekonomike, funksionaliteti dhe zbatimi i të cilit nuk është i kënaqshëm, miliona euro të premtuara që derivojnë nga ky Ligj nuk kanë arritur që të futen në sektorin privat dhe realisht të gjenerojnë në rimëkëmbjen ekonomike. Prandaj, Qeveria e re duhet të zgjedhë rrugën e plotësim ndryshimit të këtij Ligji dhe nxjerrjen e mekanizmave të pakove stimuluese për ekonominë ose zbatimin në plotni të Ligjit aktual i cili është. Sugjerimi im është që të nxirren masa stimuluese përkitazi me masat kufizuese”, thotë Ahmeti.
Edhe profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi po konsideron se ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve me anë të një pakoje të tretë.
“Konsideroj që pakoja e tretë, respektivisht pakoja për rimëkëmbje ekonomike do të duhej të jetë domosdoshmëri e qeverisë së re, sepse çdo qeveri ka objektivat e veta të caktuara, të cilat shprehen në konsistencë të zhvillimit ekonomiko-social, mirëpo edhe kur marrim parasysh që edhe vendet më të zhvilluara të botës janë duke bërë pako të tretë mbas kësaj situate të caktuar që pandemia i sjellë. Prandaj, mendoj që edhe qeveria e Kosovës ndoshta dhe besoj që do të aprovojë një ligj të rimëkëmbjes ekonomike kur dihet tash që pjesën dërmuese të legjislaturës e ka partia e cila ka fituar besimin e popullatës dhe shpresoj që nuk do të përsëritet e njëjta situatë sikurse vitin e kaluar kur Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike disa herë ka dështuar në parlamentin e Kosovës. Mendoj që nuk do të duhej të bëhet ose të lihet në dorë vetëm qeverisë, por të marrin pjesë të gjitha partitë tjera të cilat janë edhe në opozitë. Po ashtu, të konsultohej edhe asociacionet e bizneseve, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afarizmit, Oda Amerikane, Akademia e Shkencave dhe Fakulteti Ekonomik”, thotë Skënderi.
Ekspertët vlerësojnë se veprimi i parë që do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë, krahas pakos stimuluese financiare është edhe sigurimi i vaksinave për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit