Në mënyrë të lehtësimit në zhvillimin e të bërit biznes, për të rritur efikasitetin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në gjykata, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, së bashku me Programin e Drejtësisë Komerciale të USAID, në kuadër të javës së ndërmjetësimit kanë realizuar tryezën e diskutimit mbi Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve: Ndërmjetësimi me hisedarë nga Institucionet e Republikës së Kosovës.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se në shtator të vitit 2021 janë bërë pikërisht 10 vite nga kur arbitrazhi dhe ndërmjetësimi i institucionalizuar janë prezantuar në Kosovë, kjo falë ndihmës së madhe, edhe atë kohë nga programet pararendëse të financuara nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në njoftimin e Odës Amerikane bëhet e ditur se drejtori Zeka ka thënë se një dekadë më vonë, mbetet ende punë për t’u bërë në promovimin e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit, megjithë rritjen e vazhdueshme të përdorimit nga ana e bizneseve të këtyre mekanizmave për zgjidhjen e kontesteve.
Nita Shala, Zëvendësministre e Drejtësisë tha se Ministria është e përkushtuar për të përmirësuar qasjen në drejtësi të bizneseve dhe qytetarëve.
Ajo tha se vullneti për t’i fuqizuar profesionet e lira dhe shërbimet e ofruara nga profesionet e lira, përfshirë këtu edhe ndërmjetësimin, është një nga çështjet kyçe për të cilat punon kjo e fundit.
Shala tutje tha se ndërmjetësimi do t’ju ndihmonte bizneseve dhe qytetarëve që ta lironte gjyqësorin nga kjo barrë dhe do t’i garantonte palës proces shumë më të shpejtë dhe më efikas në zgjidhjen e kontestit.
“Ministria e Drejtësisë është duke plotësuar kornizën ligjore aktuale për rregullimin e ndërmjetësimit. Me ndihmën e Programit për Drejtësi Komerciale të USAID kemi arritur në finalizimin e dy draft udhëzimeve administrative shumë të rëndësishme, të cilat rregullojnë çështjen e tarifave të ndërmjetësuesve dhe çështjen e rasteve të vetë-inicimit dhe të referimit nga organet administrative”, u shpreh Shala.
Shefi i Programit të Drejtësisë Komerciale të USAID, Chris Thompson, tha se java e ndërmjetësimit është një mundësi e rëndësishme për bizneset e Kosovës që të kuptojnë se cila është rëndësia e tij si mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve.
Ai tha se ndërmjetësimi ka të bëjë me kohën e shkurtër të zgjidhje së kontesteve, derisa ndërmjetësi i pavarur mundëson arritjen e një marrëveshje duke dëgjuar të dyja palët.
Thompson theksoi se statistikat për përdorimin e ndërmjetësimit si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregojnë një ngritje të vazhdueshme, duke shtuar se programi USAID CJA po promovon ndërmjetësimin dhe rritjen e vetëdijes së bizneseve dhe qytetarëve, duke punuar me Ministrinë e Drejtësisë në përmirësimin e mjedisit rregullativ, si dhe me Gjykatat në referimin dhe identifikimin e rasteve të përshtatshme për ndërmjetësim.
Ai inkurajoi bizneset që të analizojnë faqen zyrtare të Odës Amerikane për të mësuar më shumë mbi proceset e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama, tha se dinamika e zhvillimeve ekonomike e shoqërore ka rritur edhe nivelin e mosmarrëveshjeve, ndërsa palët zakonisht preferojnë t’i zgjidhin këto mosmarrëveshje me procedura formale gjyqësore edhe pse kjo nuk është procedura më efikase në shumicën e rasteve.
Ajo shtoi më tej se Gjykata ka rol të rëndësishëm në promovimin e procedurës së ndërmjetësimit meqë i referon palët në procedurë të ndërmjetësimit, gati për të gjitha kontestet civile, familjare, ekonomike, por edhe veprat penale të dënueshme deri në tri vite.
Shabani Rama në fund tha nevojitet një ngritje e vetëdijes për sa i përket rëndësisë dhe efikasitetit të ndërmjetësimit si procedurë alternative për zgjidhjen alternative të kontesteve.
Përmes videolinkut, Pete Swanson nga Shërbimi Federal i Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës foli për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës si njëra ndër komponentët kryesorë të projektit.
Ai shtoi se projekti do të punojë në mënyrë intensive me pesëmbëdhjetë ndërmjetësues përgjatë viteve të ardhshme, duke i trajnuar që të operojnë në përputhje me standardet e agjencisë federale amerikane, e po ashtu synimi është që këta ndërmjetësues të aftësohen për trajnimin e ndërmjetësve të tjerë në Kosovë.
Po ashtu, ai tha se FMCS do të punojë edhe me Programin e Drejtësisë Komerciale të USAID për promovimin e përdorimit të ndërmjetësimit, meqë ndërmjetësimi funksion në të gjitha vendet e botës dhe si i tillë duhet të funksionojë edhe në Kosovë.
Ylli Zekaj, ndërmjetës i licencuar, tha se kohëzgjatja e shkurtër e procedurës ndërmjetësuese është njëra ndër aspektet më favorizuese për bizneset për zgjidhjen e kontesteve të tyre, ashtu siç është edhe aspekti i kostove financiare, të cilat janë relativisht të ulëta.
Ai tha se 90% e kontesteve të cilat synohen të zgjidhen përmes ndërmjetësimit rezultojnë të suksesshme, duke aluduar kështu në efektshmëri të lartë të ndërmjetësimit si metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve.
Sipas tij, në rast se ndërmjetësimi nuk ka sukses, palët sërish e gëzojnë mundësinë e sjelljes së të njëjtit kontest në gjykatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?