Përditësimet e reja të Mazda 3 për vitin 2024 fokusohen në teknologji

Mazda 3 ishte lansuar në vitin 2019, dhe një përditësim shihet si diçka e drejtë për t’u bërë 4 vite më vonë. Mazda modelin e ri do ta sjell në treg gjatë vitit të ardhshëm, dhe përderisa eksterieri i veturës do mbetet i pandryshuar, gjenerata e 4-të e Mazda 3-shit do të merr teknologji të re si dhe një strukturë të rishikuar të dizajnit.
Çmimi i Mazda 3-shit të përditësuar nuk është publikuar ende, por dihet se do të jenë 18 modele nga të cilat mund të zgjedhësh – 15 “hatchback” dhe 3 modele “saloon”. Prime-Line do të jetë modeli fillestar i gamës, pastaj vijnë Center-Line, Exclusive-Line dhe modeli kryesorë i gamës, Takumi.
Përmirësimi kryesorë nga i cili përfiton Mazda 3 e vitit 2024 është ekrani qendror më i madh, duke e rritur madhësinë nga 8 inç në 10.5 inç. Ekrani në fjalë akoma nuk është me prekje, teksa atë mund ta kontrolloni nga butoni i vendosur në konzolen qendrore, raporton Auto Express, përcjell Telegrafi.
Lidhja me aplikacionet “wireless” Apple CarPlay dhe Android Auto tani është si standard, siç është edhe karikimi i telefonit pa kabllo. Portet e zakonshme të USB-ve janë ndërruar me porte USB Type-C.
Opsionet e motorëve mbesin të pandryshuara. Motori me katër cilindra e-Skyactiv X ka 185 kuaj fuqi, por ka edhe një motor e-Skyactiv G me 121 kuaj fuqi – dhe që të dyja janë motorë 2.0 litra me benzinë e që vijnë me teknologjinë e butë hibride 24v.
Motori me më pak fuqi e-Skyactiv G mund të përdoret në të gjithë gamën e nivelit të plotë të Mazda 3, me një zgjidhje të transmisionit automatik ose manual. Ndërsa ai më i fuqishëm e-Skyactiv X me transmision manual është në dispozicion vetëm për Center-Line, dhe opsioni me transmision automatik do të jetë në dispozicion tek Exclusive-Line dhe Takumi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Probleme të reja për Teslën - çmimet e veturave të përdorura po bien në mënyrë dramatike

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës