Pas kthimit të tij nga vendi ku ishte fshehur, Labi u përball me Londrimin, duke shkaktuar një moment tensioni në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.

Londrimi, i acaruar nga gjesti i Labit, i tha: “Pas gjestit që bëre sot, tani përfundimisht e kam parë që më s’ka çfarë të kërkojë këtu. Kerko falje, ofendo edhe një herë më shumë, prandaj ke dalë”.


Labi u përgjigj qetësisht: “Faleminderit”. Londrimi e pyeti më tej: “Domethënë je i vetëdijshëm se çfarë ke bërë?” Ndërsa Labi, përgjigjet herë po e herë jo, duke mos qenë serioz.

BBVK/Instagram

Londrimi shprehu se nuk mund të kapte strategjitë e Labit, i cili kishte zgjedhur këtë lloj loje për të krijuar dinamikë brenda shtëpisë.

Megjithatë, shumë fansa të spektaklit vunë re se kjo strategji është parë më parë në edicione të tjera, duke e konsideruar një taktikë të njohur mes banorëve. /Telegrafi/