Për tri ditë në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike
Po vazhdon procesi i vaksinimit kundër coronavirusit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Edhe sot në këtë qendër po vaksinohen personat e grup moshës 75 deri 79 vjeç e të cilët kanë sëmundje kronike.
Vetëm gjatë orëve të para të së dielës në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 103 persona. Për tri ditë janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike. Kurse gjithsej janë vaksinuar 1 mijë e 180 të moshuar.
Kështu ka bërë të ditur koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi në konferencë për media.
“Sot është dita e 3 me radhë sa i përket personave me sëmundje kronike të grup moshën 75 deri 79 vjeç që aktualisht deri në këto qaste që ne po flasim sot kemi 103 të vaksinuar për dallim nga dy ditët e mëparshme që kishim një fluks më të madh të njerëzve. Nga data 8 prej kur kemi filluar me grup moshën mbi 85 pastaj 80 tani 75 e mbi aktualisht kemi 2333 persona të vaksinuar. Nëse i referohemi vetëm pjesës së sëmurëve kronike këtyre 3 ditëve deri në këto çaste kemi aktualisht 827 persona të vaksinuar. Për derisa të moshuar deri në këto çaste kemi pas 1180, shto numrin e disa personelit shëndetësore dhe personave që janë në dializë, kjo është gjendja aktuale e personave që janë vaksinuar në qendrën 1 tetori”, tha ai, transmeton KP
E moshuara Imrane Ibrahimi kishte dilema të mëdha rreth asaj se a duhet apo jo ta marrë vaksinën AstraZeneca e cila u ndalua në disa shtetet. Megjithatë, Ibrahimi vendosi që sot ta vaksinohet me AstraZeneca.
Ibrahimi tregon se ajo vendosi ta marrë vaksinë pasi me këtë vaksinë u vaksinua edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Isha në dilema a me marr a jo, për shkak trashjes së gjakut thoshin. Por kur e pash që mjekët po e preferojnë, Albin Kurti e pranoi, thash pse unë jo, jeta jem nuk është më e vlefshme se e juve të rinjve. Unë në mënyrën më të ndershme e kam dhënë kontributin për këtë shoqëri e për familje e të gjithë e tash si është e shkruar ashtu bëhet. Shpresoj që për të mirë erdha”, tha ajo.
Më 28 mars Kosova i ka pranuar 24 mijë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19. Këto doza të vaksinës AstraZenenca u dhuruan si donacion për qytetarët e Kosovës nga COVAX-i. E ata që kishin prioritet për t’u vaksinuar ishin profesionistët shëndetësorë, më pas qytetarët mbi moshën 80-vjeç dhe ata me sëmundje kronike. I pari që e mori dozën e vaksinës AstraZenenca ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës