E premtja e kaluar gjeti Kosovën me tri sulme terroriste në veri të Republikës. Pas mesnatës së 29 nëntorit, me granatë dore të llojit M-75, u sulmua ndërtesa e komunës së Zveçanit. Nuk kaluan shumë orë e në erë u hodh kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Tetë persona janë arrestuar për sulmin terrorist në veri të Kosovës dhe u sekuestruan edhe një arsenal armësh e pajisjesh ushtarake.
Në orët e para të vikendit, Këshilli i Sigurisë, angazhuan trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të patrullojnë pika të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë. Kjo gjë po ndodh për herë të parë, ku trupat e armatosura patrullojnë në gjendje gatishmërie.
Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, për KosovaPress tregon se kanë disa vite që po mundohen si qendër të avokojnë implementimin e Ligjit për Mbrojtje të Infrastrukturës Kritike.
“Është strategjia e mbrojtjes, strategjia e sigurisë kombëtare, strategjia për luftim të terrorizmit, në përgjithësi kemi avokuar që këto të kenë parasysh rëndësinë që ka infrastruktura kritike në një masë ndoshta të paktën planet dhe veprimet janë trajtuar si çështje, por ajo çka është brengosje është fakti që nuk ka pasur ndonjë progres të matshëm sa i përket implementimit të ligjit për mbrojtje të infrastrukturës kritike”.
“Ndonëse ky ligj është miratuar në vitin 2018, kanë mund të konsolidohen me organizmat kyç që e bëjnë koordinimin e implementimin të ligjit në fjalë. Shpesh iu ka ulur rëndësia infrastrukturës kritike, për shkak që jo domosdo ka dhënë një rol kyç sektorit të mbrojtjes në këtë fushë, po këto janë çështje që mbase edhe janë të trajtuara në vende të ndryshme… Është mirë që shoqëria jonë të mos bëjë gabimin e njëjtë si shtetet fqinje, ku ky fenomen ka filluar të trajtohet seriozisht vetëm kur janë ballafaquar me sulme si ky në Ibër-Lepenc, e mbase në një gatishmëri më të madhe të institucioneve për t’i parandaluar këto probleme, këto incidente edhe kishin mund të evitohen” tha ai për KosovaPress.
Vrajolli thotë se sulmi i fundit është serioz për infrastrukturën kritike, andaj FSK do duhej patjetër të përfshihej në patrullime.
“Roli i Forcave të Armatosura është të sigurojë territorin dhe sigurinë kombëtare. Kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike gjithsesi përbën kërcënim ndaj sigurisë kombëtare dhe në raste të tilla është e domosdoshme që edhe Forca e Sigurisë të jetë aktive për t’i dalë në mbështetje institucioneve të tjera siç është policia dhe organet e tjera të sundimit të ligjit”.
“Është pa tashmë që ne kemi një pjesë të infrastrukturës kritike që është jashtëzakonisht e lëndueshme për faktin që kjo infrastrukturë ndodhet në një pjesë ku deri vonë nuk ka pasur aq kontroll efektiv të institucioneve të sigurisë dhe mendoj se edhe mënyra se si do të rrjedhin kërcënimet e ardhshme janë të orientuara kryesisht në dëme të tilla që mund ta paralizojë një pjesë të shoqërisë apo edhe me gjerë se aq. Tashmë po vërehet se ka afektim të një numri të konsiderueshëm të komunave, është afektuar edhe KEK dhe mbase në këtë këndvështrim duhet të sigurohemi që institucionet e sigurisë të ketë prioritet infrastrukturën kritike”, tha ai.
Vrajolli tha se është detyrë e FSK-së dhe Policisë së Kosovës që të mbrojnë infrastrukturën kritike të shtetit të tyre.
Pas vendimit të Këshillit të Sigurisë për angazhimin e FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kanë mbikëqyrur ditë më herët pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në Obiliq e Vushtrri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës