Kosova U-20 në hendboll, konkurrenca e femrave, do të fillojë sot ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror U-20.

Vashat tona do të përballen sot (ora 16:00) me Serbinë, në takimin që luhet në qendrën sportive Kovilovo, në afërsi të Beogradit.


Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në shtetin fqinj, ku të shtunën përballen me Norvegjinë, kurse të dielën me Sllovakinë.

auto 29134928 1891836974189423 1976216205 n1521797302 Kosova U-20 në Beograd

Të gjitha ndeshjet luhen në Kovilovo dhe sipas vendimit të EHF-së, pa simbole shtetërore.

Përballja e sotme e Kosovës me Serbinë luhet pa praninë e tifozëve dhe mediave.

auto 29004170 1891063494266771 1752552752 n1521744038 Pamje gjatë stërvitjes

Udhëtimi për në Beograd është bërë nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa nuk ka pasur ndonjë telashe.  Pritja është shumë e mirë nga organizatorët dhe çdo gjë ka shkuar mirë deri në orët e mëngjesit të sotëm.

auto 29138491 1580932442034183 557675445 n1521797263 1 Pamje nga hoteli

Kjo është hera e parë një Kombëtare e Kosovës luan ndeshje zyrtare në Serbi. /Telegrafi/

telegrafi sport app