Për të 52-tën herë dështoi të konstituohet Kuvendit

Për herë të 52-tën dështoi të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Sipas kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari seanca e radhës do të mbahet të shtunën në orën 14:00.
“Dje jeni njoftuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkoshme e cila hyn në fuqi të dielën. Duke pasur parasysh që nesër përfundon edhe afati Kushtetues prej 30 ditëve dhe të dielën hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses seancën e radhë e mbajmë nesër në orën 14:00”, ka thënë Dehari.
Tashmë seancat po janë vetëm çështje procedure çdo 48 orë dhe jo përpjekje reale për konstituim.
Ndërkaq në këtë seancë të pranishëm ishin edhe ambasadorët e ambasadave të shteteve mike të Kosovës.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 26 korrik 2025 deri në një vendim të mëtejmë. /Telegrafi/


















































