Personat e MOSHUAR, shtatzënat, sportistët, por edhe të gjithë ata të cilët gjatë ditës ecin më shumë, qëndrojnë në këmbë apo ulur, për shkak të ngarkesave të tepërta të muskujve të nëngjurit, kohë pas kohe të kenë ngërçe.
Problemi mund të shfaqet në cilëndo moshë, mirëpo ngërçet e natës janë të shpeshtë, posaçërisht te personat aktivë dhe te të mëshuarit. Mund të zgjasin më pak se 60 sekonda, por edhe më shumë se 16 minuta, transmeton Telegrafi.
Ngërçet mund të shfaqen edhe për shkak të ndryshimeve të caktuara hormonale, por edhe për shkak të disa sëmundjeve të rënda: Parkinsoni, diabeti, çrregullimi i funksionimit të gjëndrave me tajitje të brendshme.
Ngërçet e natës mund të jenë efekte anësore të përdorimit të disa barnave. Për shembull, diuretikët të cilët i marrin kundër sëmundjeve të zemrës mund të çojnë në shfaqje të ngërçeve të natës, sepse ndihmojnë në nxjerrjen e lëngjeve nga organizmi me qëllim të uljes së shtypjes së gjakut, prandaj me lëngjet tajiten edhe elektrolitet e dobishme.
Nëse shfaqen ngërçet e natës, në rend të parë, duhet shtuar ngrënien e artikujve të cilët përmbajnë magnez, kalcium dhe kalium. Në ushqim duhet futur të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve, posaçërisht domateve dhe bananeve, por edhe peshkut, susamit, drithërave dhe prodhimeve të qumështit pa yndyrë.
Kur shfaqen ngërçet në nëngju, duhet të shtrëngoni këmbën në pozitën ulur, dhe energjikisht me dy duart të tërhiqni pjesën e parë të shputave në drejtim të pjesës së sipërme të trupit. Këmbën mund ta mbështetni dhe ta drejtoni për skajin e krevatit apo për muri për të arritur kundërlëvizjen, ndërkaq në shputa të lakohen gishtat në drejtim të gjurit.
Rekomandohet edhe aktiviteti i përditshëm fizik, por para se të shkoni në gjumë të vozisni biçikletën 10-15 minuta, apo të bëni ushtrime aktive dhe pasive të muskujve të këmbës që të angazhohet dhe të lëkundet muskulatura.
Ushtrimet duhet të bëhen rregullisht, por me kujdes. Mundimet e tepërta mund të kenë efekt të kundërt. Muskujt e këmbës mund t’i lirojë edhe masazhi i lehtë. Nuk duhet harruar që gjatë ditës duhet të pihen rreth dy litra lëngje, sepse ajo sasi tajitet fiziologjikisht nga organizmi.
Nëse ngërçet e natës bëhen intensive, domosdo duhet të bëhet hulumtim i hollësishëm dhe analiza laboratorike, të cilat do të përcaktojnë përmbajtjen e elektroliteve, transmeton Telegrafi.
Personat të cilët kanë probleme me ngërçet do të duhet që çdo 30 minuta të bëjnë një pauzë, të shëtisin, të shtrihen dhe në atë mënyrë i aktivizojnë muskujt dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.
Abuzimi me alkoolin, nikotina dhe pagjumësia, gjithashtu, mund të iniciojnë shfaqjen e ngërçeve të natës. Personat të cilët e lënë duhanin, në fazën e parë, por më kritike, mund të kenë probleme me ngërçet gjë që është pasojë e detoksifikimit të organizmit e krijimit të statusit të ri metabolik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim