LAJMI I FUNDIT:

Për secilën femër që ka dhuruar shumë nga vetja për personin e gabuar

Për secilën femër që ka dhuruar shumë nga vetja për personin e gabuar

Jua ndien shumë për njerëz përreth. Gjithmonë jeni e gatshme të dhuroni sa më shumë për lidhjet romantike.

Kjo vërtet se është e admirueshme, transmeton Telegrafi.

Por, a nuk mendoni se jeni duke dhënë shumë nga vetja?


Disa njerëz janë aq pak egoistë saqë vijnë në pikën ku duhet ta sakrifikojnë edhe shëndetin e tyre mendor e fizik. Fatkeqësisht, kjo nuk ia vlen.

Nëse jeni në mesin e këtyre njerëzve, atëherë me të vërtetë se jeni qenie e jashtëzakonshme.

Gjithmonë e shihni të mirën te njerëzit dhe besoni se çdo njeri ka një shkëndijë të shndritshme të zemërgjerësisë te ta.

I vëreni të gjitha detajet e vogla të bukura që askush tjetër nuk i sheh. Kjo natyrë e juaja ju bën unike.

Ka gjithmonë vend në zemrën tuaj

Në zemrën tuaj ka vend edhe për ata që nuk përshtaten në shoqëri për shkak se vlerësohen si të ndryshëm apo të padëshiruar.

Mirësia që e keni ju bën të keni dëshirë t’u ndihmon atyre dhe t’i bëni të ndihen të dashur.

Shpeshherë përpiqeni të gjeni mënyra për t’ua rregulluar copat e thyera.

Sidoqoftë, jo çdo njeri e vlerëson shpirtin tuaj të ndjeshëm.

Shpeshherë njerëzit e shfrytëzojnë mirësinë tuaj kundër juve.

Në vend se ta pranojnë ndihmën që ua dhuroni, ata provojnë të përfitojnë. Këta njerëz do t’jua tjerrin energjinë derisa nuk keni më asgjë për t’u dhënë.

Duhet ta dini se mirësia juaj aspak nuk është dobësi

Ju e meritoni të pranoni dashuri po aq të vërtetë e të thellë sa ajo që jeni e gatshme ta dhuroni.

Fatkeqësisht, ka shumë njerëz të rrejshëm e të pabesë në botë.

Sidoqoftë, zemra juaj e pastër nuk jua lejon të përqendroheni në karakteristikat e tyre të këqija. Shumica prej tyre do t’ju lënë të lodhur mendërisht e të zhgënjyer derisa ta takoni personin që e ndryshon tërë këtë.

Në jetën tuaj, do të ballafaqoheni me lidhje të pashëndetshme me njerëz që vazhdimisht mundohen t’ju manipulojnë.

Kështu nuk është dashuria dhe ju e dini këtë

Njerëz të tillë e pëlqejnë mënyrën se si i trajtoni dhe ju i lejoni të luajnë me ju. Ata nuk janë të interesuar në personalitetin tuaj, por vetëm e duan vëmendjen që e marrin nga ju.

Kjo i bën ata të fuqishëm në mënyrë sadiste. Prandaj, mos pritni që një person i fokusuar aq shumë pas vetes të përkushtohet seriozisht me ju.

Ju meritoni që vërtetë të dashuroheni. Jo vetëm për karakterin aspak egoist që e keni, por edhe për të gjitha gjërat e mahnitshme që i posedoni.

Ju nuk duhet të kujdeseni vetëm për tjerët, por edhe duhet që dikush të kujdeset për ju.

Ju e dini se një ditë do ta takoni personin e besueshëm e të dashur, të cilin e keni kërkuar gjithmonë. Atë që do t’ju bëjë t’i harroni të gjitha zhgënjimet dhe dhimbjen që jua kanë shkaktuar tjerët.

Vetëm mbani mend që gjithmonë të shndritni dhe mos e humbni këtë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Këshilla dhe arsye
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

Shtatzëna
Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Në çift
Kalo në kategori