LAJMI I FUNDIT:

Për romët në Ballkan, uria është mallkimi i parë i coronavirusit

Për romët në Ballkan, uria është mallkimi i parë i coronavirusit

Brenda një kasolle të errët jashtë kryeqytetit të Shqipërisë, 18-vjeçarja Mirela përpiqet të qetësojë të porsalindurin me të vetmin ushqim që ajo ka: një kanaçe me qumësht pluhur, të marrë nga një kosh mbeturinash.

“Por çfarë të bëjmë pas kësaj”? pyet nëna e re, teksa, teksa përkund në djep fëmijën e saj, dhe e ndan vendin se ku jeton me shumë persona të tjerë në periferi të Tiranës, transmeton Telegrafi.


Për Mirelan dhe qindra mijëra romë të tjerë që jetojnë në lagjet e varfra në të gjithë Ballkanin Perëndimor, simptoma e parë e pandemisë së coronavirusit ka qenë uria.

Masat për mbylljen që erdhën si pasojë e përhapjes së COVID-19 kanë fshirë të ardhurat për familjet që jetojnë në kushte mjaft të vështira, shpesh duke shitur copa plastike dhe metali të marrë nga mbeturinat.

“Çdo gjë është e bllokuar, ne nuk kemi ku të shesim mbeturinat tona dhe për ushqim gjithashtu duhet të shikojmë nëpër mbeturina për të gjetur diçka për të ngrënë, si makarona dhe oriz”, tha 15-vjeçarja Vanesa Lika, një tjetër nënë adoleshente.

Komuniteti i rreth 40 romëve ende po shkon çdo ditë për të mbledhur shishe dhe kanaçe me shpresën se biznesi së shpejti do të rifillojë punën.

“Ne e dimë se (shishet) mund të mbajnë virusin, por nuk ka asgjë që mund të bëjmë”, tha vjehrra e Mirelës, Lindita Vogli. “Varfëria ju detyron të provoni gjithçka”, shtoi ajo.

Ndërsa virusi infekton njëlloj të pasur dhe të varfër, marshimi i tij vdekjeprurës ka ekspozuar pabarazitë e globit, duke zbuluar sesi masat e sigurisë si distanca sociale, larja e rregullt e duarve dhe puna e telekomunikacionit janë privilegje që vetëm disa mund të shijojnë.

Në Ballkan, një histori e gjatë diskriminimi i ka futur romët dhe pakicat e tjera në cikle varfërie, duke i bërë ata veçanërisht të prekshëm nga virusi dhe tronditja e tij ekonomike.

Virusi ka vrarë më shumë se 250 njerëz dhe ka infektuar afro 10,000 në Ballkanin Perëndimor, një nga rajonet më të varfra të Evropës.

Megjithëse nuk ka statistika të besueshme, Banka Botërore vlerëson se romët mund të përbëjnë midis 700,000 dhe 1.3 milionë të popullsisë së rajonit.

Ndërsa përgjigjet ndaj virusit kanë ndryshuar në varësi të vendit, në disa vende u janë dashur javë për ndihmë urgjente dhe higjienike për të mbërritur në komunitete rome.

“Ne shikojmë në koshat e plehrave për kanaçe ose shishe dhe i mbushim me ujë për të larë duart”, i tha Lika AFP-së, ndërsa përpiqej të qetësonte një foshnjë që kollitej.

Më pak se gjysma e romëve në Shqipëri kanë ujë në shtëpi, sipas një studimi të KB.

Në Serbi, një nga vendet më të zhvilluara në Ballkan, më shumë se 5.300 familje rome kanë raportuar mungesë të qasjes në ujë të pastër të pijshëm, ndërsa dy të tretat e shtëpive nuk janë të lidhura me një sistem kanalizimi.

Shumë komunitete romë janë gjithashtu të ngushtuar dhe të mbushur me njerëz, duke e bërë distancimin shoqëror të pamundur.

“Si mund të izolohet dikush në një kasolle me dy dhoma me 12 anëtarë të tjerë të familjes së tij”? tha Bashkim Ibishi, i cili udhëheq një OJQ, e cila punon me romët dhe grupet e tjera të margjinalizuara në Kosovë.

Jashtë kryeqytetit të Malit të Zi, Podgorica, një baba rom i 10 fëmijëve kohët e fundit testoi pozitiv për COVID-19 dhe u dërgua në spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori