Donald Trump gjatë ditës së djeshme deklaroi se nëse fiton zgjedhjet në muajin nëntor, do ta shkarkonte prokurorin federal që po heton nëse ai ka tentuar të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, duke sugjeruar më vonë se këshilltari i posaçëm mund të dëbohej nga vendi.
Kur u pyet gjatë një interviste nëse do ta falte ose do ta shkarkonte këshilltarin e posaçëm, Jack Smith, ai u përgjigj “është shumë e lehtë. Do ta shkarkoja brenda dy sekondave”.
“Unë nuk mendoj se do të më akuzonin për shkarkimin e Jack Smithit”, tha 78-vjeçari, shkruan skynews.
Smith është duke udhëhequr çështjen penale federale kundër Trumpit rret përpjekjeve për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2020, të cilat i fitoi Joe Biden.
Në një intervistë tjetër për radion WABC, Trump shkoi më tutje duke deklaruar se duhet të dëbohet Smith.
Ai tha se SHBA-ja duhet të “heqë qafe vrasësit, kriminelët dhe ata me çrregullime mendore. Duhet t’i largojë nga vendi. Jack Smithin duhet ta hedhim me ta – njerëzit me çrregullime mendore. Jack Smith duhet konsideruar si një person me çrregullime mendore dhe duhet dëbuar nga vendi”, tha kandidati republikan për president të SHBA-së.
Smith është jurist me përvojë, i cili ka shërbyer si kryeprokuror në tribunalin ndërkombëtar në Hagë, ku ka hetuar dhe ka ndjekur penalisht krimet e supozuara të luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në muajin nëntor të vitit 2022, prokurori i përgjithshëm Merrick Garland e emëroi Smithin si këshilltar të posaçëm të pavarur, përgjegjës për mbikëqyrjen e dy hetimeve penale ndaj Trumpit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni
Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike
Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?
Parlamenti i Libanit zgjedh komandantin e ushtrisë Aoun si president, duke i dhënë fund një bllokimi 2-vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?