Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se gjatë muajit maj kanë ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje.

“Gjatë muajit maj të këtij viti janë raportuar gjithsej 18 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur: 11 raste në Ferizaj, 5 raste në Shtime, një rast në Kaçanik  dhe një rast në Shtërpcë. Për krahasim, gjatë muajit maj 2024, ishin të raportuara gjithsej 19 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon: 13 raste në Ferizaj, 3 raste në Shtime dhe 3 raste në Kaçanik. Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit maj 2025 ka shënuar zbritje prej – 5  %, krahasuar me muajin maj të vitit 2024”, thuhet në raport.


Policia ftonë qytetarët për bashkëpunim për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje. /Telegrafi/