Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.07.2025, janë shqiptuar 1,669 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.


Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 71 aksidente, nga të cilat:

33 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 36 persona 38 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bën të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/