Për gratë, a ka ndonjë lidhje midis hipotiroidizmit dhe infertilitetit?

Dr. Rreze Serhati Morina
Endokrinologe
tel. 049667722
Ekziston një lidhje midis hipotiroidizmit (kur keni një gjëndër tiroide joaktive) dhe infertilitetit tek gratë.
Nëse keni hipotiroidizëm, gjëndra juaj tiroide nuk prodhon mjaftueshëm disa hormone të rëndësishme. Nivelet e ulëta të hormoneve tiroide mund të ndërhyjnë në lirimin e qelizës vezë nga vezoret tuaja (ovulacioni), gjë që dëmton fertilitetin.
Përveç kësaj, disa nga shkaqet tjera të hipotiroidizmit, të tilla si disa çrregullime autoimune ose çrregullimet e hipofizës, mund të dëmtojnë fertilitetin.
Për gratë, trajtimi i hipotiroidizmit është një pjesë e rëndësishme e çdo përpjekjeje për të korrigjuar infertilitetin.
Nëse infertiliteti mbetet edhe pas korrigjimit të hipotiroidizmit, duhet kërkuar edhe shkaqe tjera që e pengojnë mbetjen tuaj shtatzënë.
Nëse keni hipotiroidizëm dhe provoni të mbeteni shtatzënë, konsultohuni me endokrinologun për t’u siguruar që hipotiroidizmi juaj është nën kontroll.
Nëse keni hipotiroidizëm dhe mbeteni shtatzënë, njoftoni menjëherë mjekun tuaj. Monitorimi i kujdesshëm i nivelit të hormoneve tiroide gjatë shtatzënisë e mundëson zhvillimin normal të fetusit dhe e zvogëlon rrezikun e abortit.
Në ç’mënyrë hipotiroidizmi e shkakton infertilitetin?
▪ Hipotiroidizmi mund të shkaktojë infertilitet duke e çrregulluar ovulimin (edhe nëse cikli menstrual është i rregullt).
▪ Gratë me hipotiroidizëm të padiagnostikuar të cilat mbesin shtatzënë kanë një rrezik të lartë që të abortojnë. Për më tepër edhe nëse jeni diagnosikuar me hipotiroidizëm dhe tashmë jeni duke u trajtuar dhe gjendja është stabilizuar me mjekim, megjithatë gjendja juaj duhet të monitorohet nga afër.
▪ Disa gra me hipotiroidizëm kanë nivele të larta të prolaktinës (hormoni që nxit prodhimin e qumështit të gjirit tek gratë pas lindjes). Prolaktina e pengon mbetjen tuaj shtatzëninë duke parandaluar ovulimin.
▪ Një efekt interesant i hipotiroidizmit është një gjendje e njohur si “defekt i fazës luteale”. Faza luteale është gjysma e dytë e ciklit menstrual, që zgjat nga ovulimi deri në menstruacionet e ardhshme. Kjo fazë zakonisht zgjat nga 12-16 ditë, por nëse faza luteale në mënyrë kronike zgjat më pak se dhjetë ditë, atëherë do të ketë probleme të fertilitetit pasi që endometriumi (shtresa e mitrës ku do të zhvillohet embrioni) nuk mund të trashet mjaftueshëm për embrionin për t’u implantuar dhe ai do të nxirret nga mitra me gjakderdhjen e ardhshme menstruale.
Nëse jeni duke planifikuar një shtatzëni, duhet të njoftoni mjekun tuaj dhe në mënyrë ideale të bëni një analizë gjaku përpara se të mbeteni shtatzënë.
Ne rekomandojmë që nëse jeni duke u mjekuar me levotiroksinë, ideale është që niveli i TSH duhet të mbahet në gjysmën e poshtme të vlerave të referencës përpara shtatzënisë, pasi kjo është shoqëruar me një rrezik më të ulët të abortit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania