"Për dashni", thotë Capital T në këngën e re

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Për dashni”.
Kënga është kompletuar edhe me videoklip me paraqitje të mahnitshme të artistit që këtë projekt ia dedikoi dashurisë.
Për tekstin dhe për vijën melodike u përkujdes vet Kapo, kurse për miksimin dhe masterizimin Lorenc Alija - Avaxus.

Producimi i këtij projekti ndërkohë u bë nga Heku, Beatzarre dhe Djorkaeff.

Videoja në anën tjetër iu besua ‘Gargia Global’ nën drejtimin e Andi Decanit.

Besohet që edhe kjo këngë e Trim Ademit (emri i plotë) do të pëlqehet nga fansat e publikut.
Ai po vazhdon punën për prurje të tjera muzikore që do t’i sjellë në vijim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/05/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































