LAJMI I FUNDIT:

Për çfarë shërben “butoni sekret” në frigorifer? Shumica e njerëzve nuk e dinë se ekziston

Për çfarë shërben “butoni sekret” në frigorifer? Shumica e njerëzve nuk e dinë se ekziston

Edhe pse duhet ta keni pastruar tërësisht frigoriferin tuaj shumë herë, mund të mos e keni ditur se ka një buton në të që luan një rol shumë të rëndësishëm në qëllimin e tij themelor, duke përfshirë mbajtjen e ushqimit të freskët

Tani na thuaj sërish – e njeh mirë frigoriferin tënd?

Ndoshta ju mendoni se duke e pastruar, keni njohur çdo pjesë të tij, madje edhe vendet më të fshehura. Por a e dini se ekziston një “buton sekret” në frigoriferin tuaj që mund të ndihmojë disa ushqime të qëndrojnë të freskëta?


Bëhet fjalë për një “buton” që është një surprizë e vërtetë për shumicën e njerëzve, ndaj kur dikush u thotë se ka një buton në frigorifer, habiten shumë.

Në fakt synohet të rregullojë temperaturat e brendshme të pjesës ftohëse. Ndryshimi i temperaturës i lejon përdoruesit fleksibilitet në varësi të llojit të ushqimit të ruajtur në frigorifer, transmeton Telegrafi.

Temperatura e përshtatshme është thelbësore për ruajtjen e freskisë së ushqimit dhe parandalimin e zhvillimit të baktereve në të.

Sipas ekspertëve, temperatura ideale e frigoriferit është 4 gradë Celsius. Ruajtja e kësaj temperature është çelësi për të eliminuar rritjen e baktereve në ushqim, gjë që mund të zgjasë freskinë e tij dhe të parandalojë prishjen e shpejtë.

Mund ta kontrolloni temperaturën në frigorifer duke e vendosur termometrin dhe duke e vendosur në raftin e mesëm.

Për rezultatin më të saktë, është mirë që termometri të lihet gjatë natës. Mos harroni se temperatura mund të ndryshojë nga rafti në raft. Sa më i lartë të jetë rafti, aq më i ngrohtë është, ndaj mendoni se ku vendosni ushqime të caktuara. Në raftet e sipërme mund të vendosni pasta apo ushqime të tjera që nuk kërkojnë trajtim termik.

Mishi i papërpunuar, ai i shpendëve dhe prodhimet e detit duhet të mbahen në raftet e poshtme, ndërsa frutat dhe perimet duhet të vendosen në sirtarë të veçantë.

Gjithashtu, kini kujdes që të mos e mbushni tepër ngrirjen, pasi kjo mund të pengojë qarkullimin e ajrit dhe të ulë efikasitetin e ftohjes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben sirtari i tretë në makinën larëse?

A e dini se për çfarë shërben sirtari i tretë në makinën larëse?

A e dini se...
Dinë gjithmonë çfarë të thonë, tre shenja të horoskopit që shkëlqejnë në komunikim

Dinë gjithmonë çfarë të thonë, tre shenja të horoskopit që shkëlqejnë në komunikim

Astrologji
E dinit që jua tregojnë këmbët se kur keni të bëni me një narcist?

E dinit që jua tregojnë këmbët se kur keni të bëni me një narcist?

Lifestyle
Shmangni një gabim të zakonshëm kur pastroni me fshesë elektrike pasi mund ta dëmtoni pajisjen

Shmangni një gabim të zakonshëm kur pastroni me fshesë elektrike pasi mund ta dëmtoni pajisjen

A e dini se...
Zgjidhni një shkronjë dhe zbuloni çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Zgjidhni një shkronjë dhe zbuloni çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Kalo në kategori