Pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve të Shkupit, Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, vetëm për gjashtë muajt e parë i ka kushtuar mbi 8 milionë euro. Raporti i punës për periudhën janar-qershor të vitit 2018, i publikuar së fundmi nga NP “Higjiena Komunale”, thekson se nga shuma e përgjithshme që është harxhuar për pastrimin e rrugëve, rreth 5 milionë euro janë siguruar nga amvisëritë, respektivisht mbi 3 milionë euro janë inkasuar nga kompanitë dhe firmat, shkruan gazeta Koha.
Për dallim nga periudha e njëjtë e vitit paraprak, nga kjo ndërmarrje njoftojnë se pagesa e faturave është rritur për 42 mijë euro më tepër. Të hyrat e përgjithshme që shërbimet e Higjienës Komunale i kanë siguruar gjatë pjesës së parë të këtij vitin arrin deri në 10 milionë euro, me çka na raport theksohet se arka e tyre është shtuar për më tepër se 380 mijë euro nga periudha e njëjtë vitit 2017. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në NP “Higjiena Komunale”-Shkup janë të punësuar mbi 1000 persona. Kësisoj, harxhimet më të larta kjo ndërmarrje i realizon gjatë mbulimit të pagave mujore, të cilën arrin deri në 3.7 milionë euro. Duke i llogaritur orët shtesë dhe punën gjatë festave, statistikat e publikuara nga kjo ndërmarrje bëjnë me dije se rroga mesatare në këtë kompani shtetërore arrin mbi 23 mijë denarë.
Lufta e dështuar me qentë endacak:
Faktin se institucionet lokale kanë dështuar në luftën përballë qenve endacak më së mirë e sqarojnë të dhënat e publikuara nga NP “Higjiena Komunale”. Për dallim nga viti 2017, ku janë trajtuar dhe kapur mbi 700 qen endacak, gjatë muajve të parë të këtij viti organet përkatëse kanë arritur të trajtoj vetëm 405 qen endacak. Tutje, në pjesën e parë të vitit 2017, shërbimet përkatëse të ndërmarrjes në fjalë kanë realizuar kastrimin e mbi 500 qenve, ndërsa këtë vit ky numër shkon deri në 306 qen endacak.
Statistikat zyrtare për zgjidhjen e problemit me qentë endacak, po ashtu thonë se gjatë periudhës janar-qershor të vitit të kaluar, është kryer eutanizimi i mbi 160 qenve, ndërsa deri më sot NP “Higjiena Komunale”, përkundër reagimeve të shumta nga opinioni, ka kryer eutanazimin e 55 qenve endacak.
“Gjatë periudhës janar-qershor/2018, Shërbimet për trajtimin dhe vendosjen e qenve endacak, aktivitet e tyre i kanë kryer me ndërprerje gjatë muajve shkurt dhe mars për shkak të defektit të veturës së vetme me të cilën disponon ndërmarrja dhe përfundimit të Marrëveshjes së vjetër me shërbimet veterinare. Marrëveshja e re është nënshkruar në prill të këtij viti, vetura e vjetër është riparuar dhe në maj të këtij viti është siguruar një automjet e ri i përshtatshëm për kapjen e qenve endacak”, arsyetohen nga NP “Higjiena Komunale”, në raportin e punës për pjesën e parë të vitit.
Ndryshe, sulmet dhe tërbim i qenve endacak vazhdon të jetë brengë e përditshme e shumë qytetarëve të Shkupit. Rasti i fundit është regjistruar mëngjesin e së shtunës në një lagje të Çairit. Kësaj herë viktime ka qenë një grua, e cila gjatë daljes nga banesa e saj, për të shkuar në punë, në orët e parë të mëngjesit është sulmuar nga tre qen endacak. Përpos lëndimeve në krahun dhe këmbën e djathë, banorja e Çairit ka pësuar trauma psikike.
Edukimi ekologjik pjesë e agjencës së “Higjienës Komunale”
Me qëllim edukimin dhe vetëdijesimin e popullatës për ruajtjen dhe kujdesin ndaj ambientit jetësor, Sektori për zhvillim pranë NP “Higjiena Komunale”, nga janari deri në muajin qershor të këtij viti në shumë shkolla fillore dhe çerdhe për fëmijë ka realizuar takime edukative me nxënësit.
“Eko ligjëratat janë realizuar në tetë komuna të Shkupit, duke filluar nga Kisella Voda, Çairi, Buteli, Qendra, Aerodromi, Gazi Baba, Shuto Orizarja dhe Saraji. Gjatë kësaj kohe ishin të vizituara 18 shkolla fillore dhe 13 çerdhe. Në ligjërata morën pjesën rreth 900 nxënës, të cilët u njoftuan se si duhet të hidhet me rregull bërlloku, selektimi i tij, riciklimi dhe mbajtja e ambientit të pastër. Ligjëratat janë realizuar në kuadër të objekteve të shkollave me shembuj praktikë”, thuhet në raportin e NP “Higjiena Komunale”.
Megjithatë, edhe ose institucionet lokale realizojnë kësi lloj aksionesh, vende më të papastërta dhe më të ngarkuara me bërllok vazhdojnë të jenë hapësirat brenda dhe përreth shkollave fillore. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duke e komentuar situatën me nivelin e pastërtisë në kryeqytet, ditë parë tha se nga gjithsej 48 automjete për larje të rrugëve, ai në gjendjen gatishmëri i ka gjetur vetëm 6 prej tyre. Sigurimi i automjeteve të reja dhe pasurimi i parkut vozitës për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit, sipas tij, është prioritet i administratës së qytetit.
Mes tjerash, ai ka theksuar se për nevojat qytetarëve të Shkupit, në këtë rast për hedhjen e bërllokut nevojiten 6 mijë kontejner, ndërsa për momentin në territori ne Shkupit, janë të vendosur rreth 4200 kontejnerë./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Përfaqësuesit e shoqatave ekologjike në takim tek Mexhiti: Shkaqet e ndotjes dihen, po punojmë për zgjidhjen e problematikave

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe