Për 24 orë, arrestohen 10 persona për armëmbajtje pa leje nga Policia e Kosovës
Në tetë raste të ndryshme, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar dhjetë persona për armëmbajtje pa leje dhe posedim të paautorizuar të armëve nëpër vende të ndryshme të Kosovës.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku po ashtu është bërë e ditur se disa nga të arrestuarit janë ndaluar në mbajtje, ndërkaq shumica prej tyre me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:
Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 03.01.2021 – 09:00. Gjatë kontrollit tek valixhet në nisje te Aeroportit, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Batllavë, Podujevë 03.01.2021 – 16:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja të kal. 9 mm. Nga i dyshuari njëherit pronar i shtëpisë është konfiskuar arma me gas. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 03.01.2021 – 09:00. Gjatë kontrollit tek dy te dyshuarit meshkuj kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një thikë. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Rr. Idriz Seferi, Gjilan 03.01.2021 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pasi janë ndalur me veturën e tyre me targa vendore i kanë kundërshtuar zyrtarët policor me ç’rast njëri nga të dyshuarit dhe një zyrtar policor pësojnë lëndime për çka edhe marrin tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit dhe më pas lirohen. Me urdhër të gjyqtarit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2.7 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.7 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 402 (katër qind e dy) €, një pistoletë me gas, një karikator me katër fishek me gas, një peshore digjitale, katër qese te plasmanit me fotrolla të telefonit dhe një kofë plastike me fotrolla të telefonit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.
Shtime 03.01.2021 – 15:00. Është raportuar një rast dhune në familje dhe gjatë intervistimit i dyshuari mashkull kosovar ka pohuar se e posedon një armë revole në shtëpi. Njësiti policor së bashku me te dyshuarin kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe kanë konfiskuar revolen me një karikator me 8 (tetë) fishek kal. 7.62 mm.
Rr. Lloqan-Hulaj 03.01.2021 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 15 fishek. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Bellacërkë, Rahovec 03.01.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e llojit të panjohur (armë e dëmtuar) me një karikator. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Studime e Ultë, Vushtrri 03.01.2021 – 15:00-15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja të kal.9 mm. I dyshuari njëherit pronar i shtëpisë ka deklaruar se në shenjë gëzimi për martesën e djalit te tyre kishte shtënë me armë në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar arma me gas. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze