Site icon Telegrafi

Pep Guardiola synon sonte të shkruajë historinë – një e arritur që nuk është parë deri më tani në futboll

Pep Guardiola është edhe një herë në portat e Olimpit të futbollit. Në vitin 2009, me Barcelonën, ai bëri histori duke fituar finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United dhe duke u bërë trajneri më i ri (38 vjeç e 129 ditë) që e ka fituar atë.

Ishte debutimi i tij në kampionatet elitare dhe, muaj më vonë, ai u bë i pari që fitoi gjashtëfishin: La Ligan, Kupën e Mbretit, Ligën e Kampionëve, Superkupa e Spanjës dhe Evropiane dhe Kupa e Botës për Klube. Ai i fitoi të gjitha. Një moment historik që vetëm Hansi Flick e ka përsëritur që atëherë.

“Liga e Kampionëve më ka dhënë shumë momente të këqija, por më ka dhënë shumë më tepër sesa mund ta imagjinoja ndonjëherë”, ka pranuar Guardiola për uebfaqen e UEFA-s.

Lexo po ashtu Gareth Bale shfrenon fantazinë: Parashikon fitoren e çmendur të Man Cityt ndaj Interit

Ai nuk e ka gabim. Ai ka fituar tre, një si lojtar dhe dy si trajner. Të gjitha me Barcelonën.

“Unë kam arritur në dhjetë gjysmëfinale dhe tani po shkoj në finalen time të katërt (si trajner)”, shtoi ai.

Vetëm Carlo Ancelotti ka qenë trajner në më shumë finale. Për sa i përket trajnerëve, ai mund të bashkohet me Bob Paisley dhe Zinedine Zidanen në pjesën e dytë të listës.

Guardiola do të kërkojë një sukses të pashembullt në finalen kundër Interit: të bëhet trajneri i parë që fiton trpletën në dy raste.

Lexo po ashtu Man City dhe Inter luajnë sonte në stadiumin që u ndërtua për 350 milionë euro – aty është luajtur finalja më e çmendur e Ligës së Kampionëve

Ai mund ta bëjë këtë, për t’i bërë gjërat më interesante, me dy klube të ndryshme: Barcelonën dhe Cityn. Vlen të kujtohet se vetëm nëntë skuadra kanë arritur të fitojnë Ligën, Kupën dhe Ligën e Kampionëve në të njëjtin vit: Celtic (1967), Ajax (1972), PSV (1988), Manchester United (1999), Barcelona (2009 dhe 2015) , Inter (2010) dhe Bayern (2013 dhe 2023).

Trajneri spanjoll arriti tashmë një ‘katërfish’ të paprecedentë në futbollin anglez në vitin 2019: ai fitoi Ligën Premier, FA Cup, League Cup dhe Community Shield.

Në 2020/21 ai ishte në prag të një tripelte tjetër: Liga Premier, Kupën e Ligës dhe Liga e Kampionëve. Chelsea, megjithatë, ia la në dush të ftohtë, pasi e fitoi trofeun më të madh për klube në Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version