Tifozët e Real Madridit nuk duan ta shohin Pep Guardiolan shpesh në Santiago Bernabeu, si kundërshtar.

Trajneri i Manchester Cityt, ua shkaktoi edhe një humbje Real Madridit në fushën e tyre, këtë të mërkurë në Ligën e Kampionëve.


Në vizitën e tij të parë në Bernabeu si trajner, Guardiola me Barcelonën fituan me rezultat 6-2 në sezonin 2008/09.

xavi guardiola

Edhe në sezonin pas tij, 2009/10, katalanasit u larguan me tre pikë të tjera pas një fitore 2-0.

Në sezonin 2010/11, Los Blancos që drejtoheshin nga Jose Mourinho morën barazim me rezultat 1-1.

Po në atë vit Barcelona e mposhti Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 2-0, ndërsa ndeshja e dytë u mbyll 1-1, duke bërë që katalunasit të kalonin tutje.

guardiola 1

Në sezonin e fundit të Guardiolas në krye të blaugranave, ata barazuan 2-2 në Superkupën e Spanjës, fituan 3-1 në La Liga dhe fituan 2-1 në Kupën e Mbretit, që të gjitha në Bernabeu.

Humbja e parë e trajnerit katalanas në Bernabeu erdhi me Bayern Munichut, kur vizituan në gjysmëfinale klubin mbretëror të kuadër të Ligës së Kampionëve, sezoni 2013/14, duke humbur 1-0.

Gjashtë vjet më vonë, Guardiola mori hak, këtë herë me Manchester Cityn që është dënuar me dy vjet mospjesëmarrje në garat evropiane.

guardiola 1

Në total Pep Guardiola ka luajtur si trajner nëntë herë në Bernabeu, duke marr gjashtë fitore, dy barazime dhe ka vetëm një humbje. /Telegrafi/

telegrafi sport app