LAJMI I FUNDIT:

Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu

Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu

Moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu është pensionuar.

Këtë e ka bërë të ditur djali i saj, Taulant Kryeziu në një postim në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se mbrëmë ishte edicioni i fundit i lajmeve qendrore në RTK për nënën e tij.


“Ky ishte edicioni i fundit i lajmeve qendrore të natës pas 45 viteve në RTP/RTK. Nanë je krenari e familjes tonë, mburremi me ty dhe të kemi udhërrëfyes të jetës. Dashuria, kujdesi, korrektësia dhe integriteti mbetën personifikim i figurës tënde. Të duam sa nuk thuhet Të paqim për jetë”, ka shkruar Taulant Kryeziu. /Telegrafi/