LAJMI I FUNDIT:

Pensionisti tetovar përdhunon bashkëqytetaren e tij nën kërcënimin se do ta vras nëse refuzon!

Pensionisti tetovar përdhunon bashkëqytetaren e tij nën kërcënimin se do ta vras nëse refuzon!

Pensionisti nga Tetova është dënuar me burg prej një viti e gjysmë sepse e ka rrahur dhe kërcënuar bashkëqytetaren nëse e refuzon për seks. Gjykata Themelore në Tetovë e ka shpallur A.LL. fajtor për krim dhe përdhunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas vendimit të Gjykatës ai dhe gruaja njiheshin më parë. Në ditën kur e ka përdhunuar atë, ajo është takuar me të dhe, sipas deklaratës së dëshmitarit, së bashku kanë dalë nga vendi i punës me automobil. Sipas aktgjykimit, i pandehuri pensionist me forcë dhe e ka kërcënuar se do ta vriste, e ka detyruar të bëjnë seks.

Ajo ka kundërshtuar, por tetovari ka vazhduar ta kërcënojë. E ka rrahur me shkelma dhe grushta në kokë dhe trup ku më pas e ka urdhëruar të zhvishej lakuriq. Ajo më pas përsëri e ka refuzuar, ku më pas ai i ka thënë: “Zhveshu lakuriq ose do të varri në llambë”.


Pas kësaj, në bazë të vendimit thuhet se, ai e ka goditur me grushta dhe i’a ka hequr rrobat. E kapur për krahu dhe me forcë e ka hedhur në krevat në një nga dhomat në shtëpi, duke i injoruar lutjet e saj për ta lëshuar, por ai e ka përdhunuar./Telegrafi/