Penguan faljen e namazit në xhami, arrestohen gjashtë persona në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në Podujevë, pasi të njëjtit kishin penguar ritin e faljes së namazit në një xhami të fshatit.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur më 26 maj, rreth orës 13:00.
"Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të Xhumasë në xhamin e një fshati. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































