Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi i njëjti ka sulmuar një gazetare dhe kolegun e saj.

Rasti ka ndodhur në një xhami, derisa gazetarja ishte duke realizuar interviste me imamin, transmeton Telegrafi.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë", thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/