Site icon Telegrafi

Pengmarrje në një dyqan të Apple në Amsterdam, sulmuesi shihet me revole në dorë

Policia dhe ekipet e tjera emergjente në Amsterdam kanë dalë në terren, për shkak të një pengmarrje që po ndodh në një dyqan të Apple, raportojnë mediat lokale.

Deri më tani nuk ka informacione nëse ka të lënduar në këtë incident q        ë po ndodh në qytetin holandez, transmeton Telegrafi.

Gjithçka filloi rreth orës 17:40, kur u telefonua policia për një tentim plaçkitjes në dyqanin e Apple në Leidseplein.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin një burrë të armatosur duke mbajtur peng një person, përkatësisht punonjësin e dyqanit të Apple – duke treguar brendësia e lokalit revolen që e mbante.

Ekipet emergjente kanë urdhëruar kalimtarët e rastit që të largohen për arsye sigurie, dhe për pak minuta e tërë zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë.

Mediat lokale raportojnë duke u thirrur në deklarata e dëshmitarëve okularë, se para se të shfaqej policia holandeze në vendin e ngjarjes, janë dëgjuar të shtëna armësh. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version