Pëllumbi me qafë të fryrë dhe këmbë gjigante - pamjet që kanë "shpërthyer" në rrjetet sociale

Një video e një pëllumbi me qafë të fryrë dhe këmbë gjigante ka tronditur komunitetin online.
Krijesa me pamje të tmerrshme besohet të jetë një pëllumb anglez Pouter - me klipin e çuditshëm që ka shpërthyer në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.
Pamjet rrëqethëse treguan zogun duke ecur nëpër një tavolinë me “gjoksin e fryrë”.
Vendndodhja e videos ishte e pakonfirmuar, megjithatë, raca e rrallë e këtyre pëllumbave thuhet se mund të gjendet në të gjithë Evropën. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































