LAJMI I FUNDIT:

Pele shet medaljet e tij

Pele shet medaljet e tij

Legjenda braziliane e futbollit Pele ka vendosur të nxjerrë në ankand të paktën 2000 sende të ndryshme personale.

Ai këto gjera i ka përdorur dhe i ka fituar në karrierën e vet futbollistike, duke përfshirë dhe tri medalje të arta në botërorët 1958, 1962 dhe 1970.

Sipas medieve ndërkombëtare vlera e të gjithë këtyre sendeve llogaritet te 1 milionë dollarët dhe që do të përdoren për bamirësi.


Një pjesë e të ardhurave të fituara nga shitja e sendeve të legjendës së Brazilit do t’i dhurohen spitalit të fëmijëve “Pequeno Principe” në Koritiba.

pele 1