Peja po lidh komunitetin me natyrën përmes Festivalit Via Dinarica!

Festivali Via Dinarica Kosova po organizon edicionn e parë të festivalit në Pejë, për të shënuar përmbylljen e projektit trevjeçar për zhvillimin e turizmit malor në komunat Pejë, Deçan dhe Junik.
Festivali do të mbahet nga data 15 deri më 17 gusht 2025, në Sheshin e Akademikëve në Pejë.
Programi i festivalit përfshin:
- Vrap malor dhe hiking në natyrë,
- Premierën e dokumentarit të shtegut Via Dinarica,
- Performanca muzikore live dhe DJ,
- Ekspozita arti dhe panair me produkte lokale.
Hapja zyrtare do të mbahet më 15 gusht, në orën 18:30. Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë përfaqësuesja e Fondacionit Utalaya Uta Ibrahimi, Ambasada e Italisë, kryetarët e komunave Pejë, Deçan dhe Junik si dhe partnerë të tjerë të projektit.
Të gjitha aktivitetet janë falas dhe të hapura për publikun.
Festivali fton të gjithë të marrin pjesë në një përvojë të paharrueshme që ndërthur natyrën, kulturën dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit tonë.
Për programin e plotë dhe informacione të tjera, ju lutemi të na kontaktoni:
Website: viadinaricakosovo.com
Facebook: Via Dinarica Kosovo
Instagram: viadinaricakosovo

















































