LAJMI I FUNDIT:

PDK tërheq propozimin për rezolutë, përfundon seanca

PDK tërheq propozimin për rezolutë, përfundon seanca

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës është tërhequr nga propozimi për rezolutë. 

Osmani pohoi se pas tërheqjes së propozimit nga PDK, seanca mbyllet, transmeton Telegrafi.

“Meqenëse propozuesi e ka tërheq propozimin, mbyllet seanca pasi nuk ka se si të hapet debati më tej”, tha Osmani.


Seanca e jashtëzakonshme kishte filluar rreth orës 11:00. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza kishte propozuar që të votohet mocioni procedural për përfshirjen e dy projektligjeve, por ky propozim i Hamzës u hedh poshtë nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Bëhej fjalë për dy projektligje, një për masat e përkohshme për të lehtësuar efektin e pandemisë së coronavirusit dhe projektligjin për plotësimin e ndryshimeve të masave fiskale.

Osmani ka pohuar se rendi i ditës për seancë të jashtëzakonshme duhet të caktohet paraprakisht dhe të mos ndryshohet në seancë.

Ndryshe, kjo seancë ishte thirrur nga 48 deputetë për të diskutuar pakon emergjente prej 320 milionë euro të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, për t’u përballuar me krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/141330285883356/videos/1302760839921009

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga shpërthimi tragjik në Pejë, viktima dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një problem te pompa e derivateve

Detaje nga shpërthimi tragjik në Pejë, viktima dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një problem te pompa e derivateve

Kronika e Zezë
Një i vdekur nga shpërthimi i fuqishëm në Pejë

Një i vdekur nga shpërthimi i fuqishëm në Pejë

Lajme
Dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në një pompë të derivateve në Pejë

Dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në një pompë të derivateve në Pejë

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Deputetja Drita Millaku largohet nga LVV-ja, Abdixhiku: Mirë se vjen në LDK

Deputetja Drita Millaku largohet nga LVV-ja, Abdixhiku: Mirë se vjen në LDK

Lajme
Haxhi Shala në Kosovë, viziton varrin e babait të tij

Haxhi Shala në Kosovë, viziton varrin e babait të tij

Lajme
Kalo në kategori