Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin dhe mbajtjen e pozitave zyrtare për personat që janë të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi në një postim në Facebook.
Bytyçi ka thënë se zbatimi i këtij vendimi është i domosdoshëm dhe se çdo refuzim kundër këtij vendimi, është sulm ndaj rendit kushtetues e demokratik.
“Çdo refuzim, ose imponim kundër këtij vendimi nga kushdo, është sulm ndaj rendit tonë kushtetues e demokratik, si në rastin e ShBA-së, duhet të has në refuzim nga të gjitha partitë politike në Kosovë. Institucionet e pavarura si Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja nuk duhet të dorëzohen para kërcënimeve, sepse në mbrojtje të vlerave tona demokratike e kushtetuese, ata nuk janë të vetëm”, ka shkruar Bytyçi.
Postimi i plotë:
Si aktivist politik e dikur edhe si aktivist i shoqërisë civile, dua të theksojë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin dhe mbajtjen e pozitave zyrtare nga personat me të kaluar kriminale, pavarësisht natyrës së veprës, është njëri nga veprimet më të mira afirmative në të mirë të demokracisë tonë.
Për një kohë të gjatë, shoqëria jonë ka dështuar që të vendos rend demokratik ku personat e akuzuar për korrupsion e të dënuar për vepra penale, mos të kandidohen, apo mos të emërohen në pozita zyrtare.
Për PDK-në, ka merita të veçanta ish lideri i saj, Kadri Veseli, i cili e kishte vendosur një standard të ri. Mirëpo, vullneti i mirë politik i një lideri, nuk mjafton për një shoqëri në tranzicion, siç jemi ne.
Gjykata Kushtetuese edhe pse besoj përtej mandatit të saj, ka vepruar drejtë. Këtu nuk ka vend për debat, vendimi është i prerë, pa të drejtë ankese dhe i pakthyeshëm.
Politikanët me partitë politike, mund të kërcënojnë sa te duan, mund edhe mos ta pranojnë në parim këtë vendim, por zbatimi i tij është i domosdoshëm.
Atë që nuk e ka bërë kultura politike, e kanë bërë zyrtarët më të lartë të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka arsyetim, krimi është krim, motivet ju bëhen të ditura atyre që e kanë shkelur ligjin e janë dënuar. Ndërsa neve na takon respektimi i plotë i këtij standardi të ri në demokracinë tonë.
Çdo refuzim, ose imponim kundër këtij vendimi nga kushdo, është sulm ndaj rendit tonë kushtetues e demokratik, si në rastin e ShBA-së, duhet të has në refuzim nga të gjitha partitë politike në Kosovë.
Institucionet e pavarura si Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja nuk duhet të dorëzohen para kërcënimeve, sepse në mbrojtje të vlerave tona demokratike e kushtetuese, ata nuk janë të vetëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit