LAJMI I FUNDIT:

Pavlopoulos: Maqedonia ka qenë, është dhe do të mbetet greke

Pavlopoulos: Maqedonia ka qenë, është dhe do të mbetet greke

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, në fjalimin e tij në klubin e oficerëve në Selanik përsëri ka akuzuar Maqedoninë për falsifikim të historisë, për shfrytëzim të emrit që nuk i takon dhe për shprehje të irredentizmit dhe lëshoi mundësinë të thotë se Maqedoni ka qenë, është dhe do të mbetet greke.

Pavlopoulos mori pjesë në dy festime në Selanik, njëra për nderimin e mbrojtësit të qytetit “Shën Dimitri” dhe tjetra në shënimin e përvjetorit të lirisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fjalimi në natën solemne në klubin e oficerëve e shfrytëzoi për të drejtuar kritika të njohura për Maqedoni, por edhe për Turqinë dhe Shqipërinë.


“I themi IRJM-së, shtrimë dorën e miqësisë, por nuk ka gjasa të tolerojmë, kjo ëshë e qartë, dhe ne qartë e kemi bërë me dije. Nuk është vetëm falsifikim i historisë, sepse Maqedonia ishte, është dhe do të mbetet greke. Këtë e dinë të gjithë. Jo vetëm që nuk pranojmë falsifikim të historisë, nuk pranojmë tensione irredentiste të cilat sërish do ta bënin Ballkanin, fuçi baruti në Evropë”, porositi Pavlopoulos.

Presidenti grek tha se Greqia e mbështet perspektivën evropiane të të gjithë vendeve të Ballkanit, por konkretisht për Maqedoninë tha se duhet t’i respektojë të drejtat evropiane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori