Benjamin Pavard ka zbritur në Milano dhe tani është vetëm disa formalitete larg kalimit te Interi në një transferim të përhershëm nga Bayern Munich.

Reprezentuesi francez u filmua duke zbritur nga makina e tij, duke bashkëvepruar shkurtimisht me një grup mbështetësish të Nerazzurrëve që ishin mbledhur për ta mirëpritur atë në qytet.


Pavard, i cili kishte një vit të mbetur në kontratën e tij me Bayernin, do të nënshkruajë për Nerazzurrët për një tarifë prej 30 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë.

Më herët gjatë ditës, 27-vjeçari postoi gjithashtu një foto në storien e tij në instagram teksa po fluturonte drejt Italisë, së bashku me mbishkrimin: “Po vjen Benji Interista”.

Pavard do t'i nënshtrohet testeve mjekësore të mërkurën me qëllim që ai të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit për ndeshjen e radhës të Interit në ligë kundër Fiorentinës të shtunën. /Telegrafi/

telegrafi sport app