LAJMI I FUNDIT:

Paulinho mbetet në Kinë edhe pas skandalit të shkeljes së ligjeve të atjeshme

Paulinho mbetet në Kinë edhe pas skandalit të shkeljes së ligjeve të atjeshme

Guangzhou Evergrande i ka hedhur poshtë raportimet se Paulinho mund të largohet nga klubi, pas skandalit të promovimit të një kompanie bixhozi dhe pozimit me një aktore pornografike japoneze.

Ish-futbollisti i Tottenham Hotspur kërkohet nga Bayern Munichu dhe Real Madridi, megjithëse në janar sapo e ka rinovuar kontratën me gjashtë herë kampionin e Superligës kineze.

Paulinho në një skandal seksual dhe të bixhozit me aktoren pornografike (Foto)
Lexo po ashtu Paulinho në një skandal seksual dhe të bixhozit me aktoren pornografike (Foto)

Pas publikimit të fotografive me aktoren e filmave për të rritur, Tsukasa Aoi dhe pas promovimit të bixhozit, është raportuar se ai mund të dëbohet nga Kina, duke qenë se të dyja këto aktivitete janë të ndaluara në atë vend.


Ky lajm i nxiti më shumë spekulimet se Paulinho mund të kthehet në Evropë, mirëpo Guangzhou i ka përgënjeshtruar këto njoftime.

“Zyrtarisht njoftojmë se Guangzhou Evergrande nuk ka marrë asnjë ofertë për Paulinhon. Paulinho ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me Guangzhou Evergrande në janar 2017 dhe është lojtar kyç në planin afatgjatë të klubit”, thuhet në një njoftim të klubit.

Nga ana tjetër, vet mesfushori ka thënë se nuk ka pasur informacion për profesionin e Tsukasa Aoit dhe se ishte mashtruar nga kompania e bixhozit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori