“Kjo gjykatë mezi nuk pret që të merr pretekste të caktuara në mënyrë që t’i shmanget vendimmarrjes meritore. Vendimi i djeshëm e ka ndërruar praktikën e punës së Gjykatës Kushtetuese. Arsyet që dje i ka përmendur dje Kushtetuesja janë jo bindëse”, ka thënë Jeton Hasani, IKD.
Pavarësisht kritikave që ka Shoqëria civile, sidoqoftë këta presin që shpejt të vijë një përgjigje nga Zyra e presidentes Vjosa Osmani për këtë çështje.
“Presidentja është Brenda afatit, mirëpo kjo cështje nuk duhet të tej zgjatet. Presim që shpejt të përfundoj, ne në fakt presim që procesi të kthehet në pikën zero”, është shprehur Hasani.
Ndërkohë zyra e Vjosa Osmanit, kanë zgjedhur që edhe sot të heshtin për këtë çështje.
Nga prilli i këtij viti zyra e prokurorit të shtetit është duke funksionuar me ushtrues detyre. Aleksandër Lumezi për 7 vjet kishte udhëhequr me Prokurorinë e Shtetit./RTV Dukagjini/