Kompania “Pastrimi”, ka hedhur poshtë akuzat e Komunës së Prishtinës, ndërsa fajësojnë komunën se po mban peng dy kamionë.
Sipas kompanisë “Pastrimi”, kjo po bëhet me qëllim, që më vonë kamioni t’i jepet një kompanie private, transmeton Telegrafi.
“Është e papranueshme dhe e turpshme që Komuna e Prishtinës po mban “peng”, dy kamionë për mbledhjen e mbeturinave, duke mos i vënë në funksion për qytetin. Dyshimet janë të bazuara: kjo po bëhet për t’i dorëzuar më vonë një kompanie private, e cila pritet të operojë me to. Ky është një keqpërdorim flagrant i pushtetit për interesa private, që tregon qartë prapavijën e vendimeve të Kryetarit Rama”, thuhet në reagim.
Kompania “Pastrimi”, shton tutje se Prishtina nuk është pronë private, dhe as ju nuk mund ta trajtoni atë si të tillë.
“Deklarata juaj, Rama, ku paralajmëroni “masa të menjëhershme dhe të ashpra ndaj kompanisë ‘Pastrimi’ për shkak të dështimit të tyre të pafalshëm dhe sabotimit të qëllimshëm”, është një përpjekje e hapur për të manipuluar opinionin publik dhe për të krijuar një krizë artificiale. Ju rikujtojmë se ndërmarrja “Pastrimi” është ndërmarrje publike që i përgjigjet Kuvendit Komunal dhe jo dëshirave të një individi. Prishtina nuk është pronë private, dhe as ju nuk mund ta trajtoni atë si të tillë”, theksohet komunikata.
Kurse, sa i përket akuzave për dëmtimin e kamionëve të rinj, kompania “Pastrimi”, thotë se testimi ka ndodhur publikisht dhe në prani të kamerave, ata nuk janë dhezur.
“Sa i përket akuzave tuaja për dëmtimin e gjashtë kamionëve, kjo nuk është e vërtetë. Në prani të kamerave të mediave të ndryshme, ne i kemi testuar dhe nuk janë ndezur dhe ju Komuna është dëshmitarë për këtë. Ne ju kemi shkruar email zyrtar që në fillim, duke ju informuar për problemet teknike të kamionëve, sepse duket se ato nuk janë testuar kur i keni blerë dhe kanë pasur probleme të tilla që nga fillimi disa probleme në sistemin elektronik të kompaktorit dhe se deri më tani, nuk keni ndërmarrë asnjë veprim kur dihet se kamionët janë pronë e Komunës dhe kushtet e kontraktimit dhe garancionit janë të lidhura nga ju. Në vend që të ndihmoni në zgjidhjen e këtij problemi, ju keni zgjedhur të gënjeni para mediave duke na akuzuar se ne i kemi dëmtuar kamionët. Kjo është e turpshme”, vijon njoftimi.
Tutje, theksojnë se Komuna e Prishtinës, ka komunikuar me kompaninë “Pastrimi”, vetëm pas konferencës që kanë pasur sot.
“Pastaj, sot pas konferencës për media, na keni kthyer emailin zyrtar duke thënë se shpërndarja e kontejnerëve mund të fillojë sot. Kjo ndodhi vetëm pasi gazetarët ju pyetën në konferencë se pse nuk po i shpërndani kontejnerët.
Nuk është më sekret se ju keni vendosur me çdo kusht që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe që “Pastrimi” të eliminohet plotësisht. Kjo nënkupton që mbi 900 punëtorë do të mbeten pa punë, por kjo duket se nuk përbën problem për ju. Fondi prej 16 milionë eurosh është shumë i konsiderueshëm dhe, për fat të keq, po trajtohet më shumë si një mundësi për të shlyer borxhe të tjera sesa si investim në shërbime më të mira për qytetarët”.
“Pavarësisht këtyre përpjekjeve për bllokim, ne po punojmë për ta mbajtur qytetin pastër. Lusim qytetarët të na lajmërojnë për çdo rast ku mbeturinat nuk janë mbledhur, dhe ne do të vazhdojmë ta kryejmë detyrën tonë. Qytetarët janë prioriteti ynë dhe ata nuk duhet të preken nga kjo krizë artificiale. Është obligimi ynë të mbajmë qytetin pastër, bashkë me qytetarët. Përpjekjet e komunës për të bllokuar çdo gjë janë të papranueshme, por qytetarët nuk duhet të jenë viktima të kësaj loje politike e personale të Kryetarit. Ata meritojnë një qytet të pastër dhe funksional, dhe ne do të bëjmë gjithçka që ky shërbim të mos ndalet, pavarësisht pengesave të krijuara nga pushteti aktual”, përfundon njoftimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat, Haga përfundon të gjitha hetimet ndaj tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sylejman-selimi-380x233.jpg)
Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat, Haga përfundon të gjitha hetimet ndaj tij
![Inflacioni ra në 1.9 për qind në janar, ushqimet vijojnë të mbesin të shtrenjta në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/06/bajram3-380x233.jpg)
Inflacioni ra në 1.9 për qind në janar, ushqimet vijojnë të mbesin të shtrenjta në Shqipëri
![Prokuroria Publike ka urdhëruar inspektime të jashtëzakonshme ndaj ndotësve të ajrit në Shkup](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ndotja-shkup-380x233.png)
Prokuroria Publike ka urdhëruar inspektime të jashtëzakonshme ndaj ndotësve të ajrit në Shkup
![KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-4-780x439.jpg)
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-5-780x439.jpg)
Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”
![Deputeti i PD-së bën gafë gjatë fjalimit në Kuvend:](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/asllan-dogjani-780x439.jpg)
Deputeti i PD-së bën gafë gjatë fjalimit në Kuvend: "Vritet Lulzim Basha"
![OVL e UÇK-së: Nuk bashkëpunojmë me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe manifestimin e Epopesë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ovluck-780x439.jpg)
OVL e UÇK-së: Nuk bashkëpunojmë me Qeverinë për festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe manifestimin e Epopesë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi