Pasojat e coronavirusit vërehen edhe nga hapësira, imazhet satelitore tregojnë efektet e sëmundjes vdekjeprurëse që zbrazi qytetet
Një seri e imazheve satelitore tregojnë pasojat e coronavirusit nëpër botë, duke filluar nga pelegrinazhi në shkretëtirë e deri të spitalet e reja të ndërtuara në Kinë.
Imazhet e filmuara nga lartë janë publikuar nga kompania amerikane Maxar, ku tregon dallimin e Mekës dhe Pekinit para dhe pas shfaqjes së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Një fotografi nga Xhamia e Madhe në Mekë, tregon qartë se muaj më parë ky vend frekuentohej nga miliona besimtarë myslimanë – derisa tani ka mbyllur dyert për shkak se po dezinfektohet hapësira.
Gjithashtu shihet sheshi Tiananmen në Pekin që dikur ushtonte nga zhurmat e veturave të shumta, turistëve dhe biçikletave, sot ka marrë epitetin e “vendit fantazmë”. /Telegrafi/
























Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























