Pas përhapjes së pandemisë së coronavirusit në mbarë botën dhe së fundmi në SHBA, ku numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19 është shumë i madh, ka detyruar edhe zyrtarët e Pentagonit që të deklarohen rreth asaj se çfarë mund ta pretë SHBA-në gjatë muajve të ardhshëm.
E pikërisht për këtë zyrtarët amerikanë kanë mbajtur një konferencë ku kanë dhënë detaje për atë se çfarë e pret shtetin më të fuqishëm, si pasojë e coronavirusit që ka ngritur në këmbë botën, transmeton Telegrafi.
Pentagoni llogaritë në një krizë disamujore në SHBA për shkak të coronavirusit, kurse me rikthimin e normalitetit rreth qershorit apo korrikut, sipas tyre ekziston rreziku që të vie deri te një kaos politik në disa vende të botës.
“Bazuar në përvojat me vendet si Kina, Koreja e Jugut apo Hong Kongu, mendoj se duhet të bëhemi gati për një periudhë disamujore”, ka deklaruar gjatë një debati virtual Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper.
“Duhet llogaritur nga 10 deri në 12 javë”, ka thënë shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane Mark Milley, i cili shtoi se llogaritë në 90 ditë bazuar në përvojat e vendeve tjera që sipas tij mund të vlejë një gjë e tillë edhe për SHBA-të.
“Sigurisht se do të shkojë deri në fund të majit, qershor, ashtu diçka… Ndoshta edhe korriku, por deri atëherë do të bisedojmë sërish”, ka shtuar ai. Megjithatë, kanë paralajmëruar se pandemia do të mund të destabilizonte disa vende.
“Të gjitha këto do të mund të shpinin deri te një kaos politik në disa vende. Duhet të jemi të kujdesshëm”, shtoi gjenerali amerikan Milley, i cili pranoi se mungesa e maskave, dorëzave apo edhe respiratorëve do të mund të kishte “pasoja të rënda në disa vende, jo vetëm sa i përket aspektit shëndetësor”.
Në anën tjetër Esper ka premtuar ndihmë për aleatët, por paralajmëroi se “armiq të caktuar mund të veprojnë në atë mënyrë që do të mund të ndikonte në sigurinë e SHBA-ve. Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të bëhemi gati”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë