LAJMI I FUNDIT:

Pasi u pa duke u dridhur për herë të tretë, flet kancelarja gjermane Angela Merkel

Pasi u pa duke u dridhur për herë të tretë, flet kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, refuzoi sot shqetësimet e ngritura pas dridhjeve të reja të trupit të saj, për herë të tretë brenda tri javësh, duke deklaruar se ishte në gjendje shumë të mirë për përballimin e detyrimeve shtetërore të saj.

“Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi me kryeministrin finlandez, Antti Rinne në Berlin.

Merkel siguroi se ishte në procesin e trajtimit të sëmundjes.


“Qartësisht që asgjë nuk ka përfunduar, por ka përparime”, theksoi ajo.

Angela Merkel përjeton dridhje të trupit për herë të tretë brenda tri javëve
Lexo po ashtu Angela Merkel përjeton dridhje të trupit për herë të tretë brenda tri javëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përsëri pësoi një dridhje trupi, këtë herë gjatë pritjes me nderime ushtarake të kryeministrit finlandez, Antti Rinne.

Dëshmitarë okularë raportuan se kancelarja u drodh për një kohë të gjatë ekzekutimeve të himneve kombëtare. Ndryshe nga herët e tjera, dridhjet nuk ishin edhe aq të forta. Kjo është hera e tretë që kancelarja Merkel përjeton këto shqetësime shëndetësore.

Në mes të qershorit Merkel përjetoi këtë shqetësim gjatë pritjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky dhe disa ditë më pas, pas emërimit të ministres së re të Drejtësisë, Christine Lambrecht nga ana e presidentit Frank-Walter Steinmeier në pallatin ”Bellevue” në Berlin. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori