LAJMI I FUNDIT:

Pasi shkroi historinë me Kalajën, Arbnor Rifati: Jam krenar me lojtarët, për dy vjet nga liga inferiore në Superligë

Pasi shkroi historinë me Kalajën, Arbnor Rifati: Jam krenar me lojtarët, për dy vjet nga liga inferiore në Superligë

Klubi i basketbollit Kalaja ka shkruar sonte historinë duke u inkuadruar për herë të parë në IP Superligën e Kosovës.

Prizrenasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë edhe në takimin e dytë kundër pejanëve të Boresa me rezultat 99-80.


Trajneri që udhëhoqi me sukses skuadrën, Arbnor Rifati, ka folur për Telegrafin rreth suksesit të paparë deri më tani në basketbollin tonë.

“Jam shumë i lumtur, kjo ishte arritje e madhe për klubin dhe për mua. Të arrin në Superligë nga liga inferiore, për dy vjet, nuk do koment. Jam krenar me këta djem që e kanë përfaqësuar qytetin e Prizrenit në mënyrë dinjitoze”, ka pohuar Rifati për Telegrafin.

Ai më tutje ka treguar edhe çelësin e suksesit, duke thënë se i atribuohet i gjithi lojtarëve.

“Vetëmohimi i lojtarëve dhe stafit së bashku me punën time. Atmosfera fantastike në skuadër. Jam me fat që kam udhëhequr një ekip me një moshë mesatare 19/20 vjet drejt ligës elitare të Kosovës”, pohoi trajneri prizrenas, i cili në të kaluarën ka udhëhequr edhe klubin e Golden Eagle Yllin.

Trajneri që deri pak vite ishte gjyqtar i ndeshjeve, ka folur edhe rreth të ardhmes së klubit prizrenas.

“Është herët, kemi disa ditë për festë. Politika ime do të jetë serish bazamenti me lojtar prizrenas, por sigurisht do të kemi edhe ndonjë përforcim. Në muajin e ardhshëm do të bëjmë edhe projektin e Superligës”, përfundoi Rifati.

K.B. Kalaja shkruan historinë, për herë të parë në Superligë
Lexo po ashtu K.B. Kalaja shkruan historinë, për herë të parë në Superligë

Kujtojmë se ekipi prizrenas u themelua në vitin 2001 dhe deri para dy vjetësh ishte skuadër e gjeneratave të reja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori