LAJMI I FUNDIT:

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim – i detyron banorët t’ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim – i detyron banorët t’ia kthejnë Gjestit

Dje, Gjesti mori një shpërblim të veçantë nga “Vëllai i Madh” si lider i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një ngjarje emocionuese e cila ishte shoqëruar nga misteri dhe tensioni, pasi ai u përball me “Valixhen e Tundimeve”, e cila e priste në dhomën e surprizave.

Brenda saj, Gjesti gjeti 7 zarfe të mbushura me shpërblime dhe dënime, duke shtuar kështu dinamizmin në lojën e tij.


Gjatë natës, Gjesti, ndonëse fillimisht i vëmendshëm, e humbi vigjilencën dhe ra në gjumë. Ky moment i papërshtatshëm i dha mundësinë Vserlos të ndërhyjë në lojë.

Pa u vënë re nga Gjesti, Vserlo ia doli të vjedhë dy zarfa nga valixhja, duke e theksuar më tej natyrën strategjike të lojës që po zhvillohet mes banorëve.

Sot, “Vëllai i Madh” i bëri një surprizë tjetër shtëpisë duke sjellë një zarf të ri dhe duke u bërë thirrje banorëve që të kthejnë zarfat e fshehur.

Kjo situatë ka krijuar tension dhe pasiguri mes banorëve, të cilët tani përballen me pasojat e veprimeve të tyre dhe me strategjitë e reja që duhet të ndërtojnë për të mbajtur pozitat e tyre në lojë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Kalo në kategori